| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Vriten dy ushtarë të tjerë izraelitë në jug të Libanit
Dy ushtarë izraelitë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga një mjet shpërthyes në jug të Libanit, njoftuan sot mediat izraelite.
Vriten dy ushtarë të tjerë izraelitë në jug të Libanit
Vriten dy ushtarë të tjerë izraelitë në jug të Libanit

Dy ushtarë izraelitë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga një mjet shpërthyes në jug të Libanit, njoftuan sot mediat izraelite,.

Incidenti ndodhi në vendbanimin Majdal Zoun, rrethi Tyre, raportoi “Channel 12” i Izraelit.

Në një deklaratë për media, ushtria izraelite konfirmoi gjithashtu se dy ushtarë të saj u vranë të mërkurën.

Bejruti dhe Tel Avivi po mbajnë aktualisht raundin e shtatë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Romë. Bisedimet treditore, që synojnë të diskutojnë armëpushimin dhe tërheqjen izraelite nga Libani, mes temave të tjera, pritet të përfundojnë sot.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, sulmet e Izraelit në Liban, që nga 2 marsi, kanë vrarë të paktën 4.333 njerëz dhe kanë plagosur 12.250 të tjerë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë