Shqipëria renditet mes katër vendeve të Europës, vlerësim në 19 fusha kyç të shëndetit

Ministria e Shëndetësisë njofton se, me mbështetjen e OBSh-së dhe ekspertëve ndërkombëtarë, u vlerësuan 19 fusha kyçe që përfshijnë survejancën, laboratorët, biosigurinë, reagimin ndaj emergjencave, komunikimin e riskut dhe sigurinë ushqimore.

By
Shqipëria renditet mes katër vendeve të Europës, vlerësim në 19 fusha kyç të shëndetit / TRT Balkan

Shqipëria renditet mes katër vendeve në Europë që e zbatojnë versionin e ri të JEE 2021 (Vlerësimi i Jashtëm i Përbashkët).

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale bën të ditur se me mbështetjen e OBSH-së dhe ekspertëve ndërkombëtarë, u vlerësuan 19 fusha kyç, nga survejanca dhe laboratorët, te biosiguria, reagimi ndaj emergjencave, komunikimi i riskut dhe siguria ushqimore.

Sipas MShMS-së, vizitat në terren dhe diskutimet me ekipet tona multisektoriale sollën një vlerësim të plotë të kapaciteteve të vendit: pikat e forta, sfidat dhe hapat e nevojshëm për t’u përmirësuar më tej.

MSHMS cilëson se gjetjet e JEE-së do të shërbejnë edhe në hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore, një gur themeli për një Shqipëri më të përgatitur ndaj çdo emergjence.