| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye nënshkruan me ShBA-në marrëveshje granti për teknologji të reja bërthamore
Kompania e Energjisë Bërthamore e Türkiyes (TUNAS) dhe Agjencia Amerikane për Tregti dhe Zhvillim (USTDA) nënshkruan një marrëveshje granti për reaktorët e vegjël modularë (SMR) dhe reaktorët e gjeneratës së katërt.
Türkiye nënshkruan me ShBA-në marrëveshje granti për teknologji të reja bërthamore
Türkiye nënshkruan me ShBA-në marrëveshje granti për teknologji të reja bërthamore / َAA

Kompania e Energjisë Bërthamore e Türkiyes (TUNAS) dhe Agjencia Amerikane për Tregti dhe Zhvillim (USTDA) nënshkruan një marrëveshje granti për reaktorët e vegjël modularë (SMR) dhe reaktorët e gjeneratës së katërt, gjatë një ceremonie në Türkevi në Nju Jork, bëri të ditur të martën ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar.

Bayraktar tha në një postim në X se marrëveshja do t’i mundësojë Türkiyes të vlerësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse fizibilitetin teknik, ekonomik dhe rregullator të teknologjive bërthamore të gjeneratës së ardhshme.

“Në përputhje me objektivat tona për emetime neto zero deri në vitin 2053 dhe pavarësi të plotë energjetike, ne jemi të përkushtuar të diversifikojmë miksin tonë energjetik”, tha ai.

“Përveç centraleve tona bërthamore në shkallë të gjerë, do të vazhdojmë me vendosmëri të ndërtojmë një infrastrukturë energjetike të fuqishme dhe moderne, duke shqyrtuar me kujdes alternativat që i përshtaten më së miri nevojave të vendit tonë”, shtoi Bayraktar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Türkiye synon t’i kthejë objektivat klimatike në hapa konkretë përmes COP31
Türkiye përgënjeshtron deklaratën e rreme të ministrisë për shefin e ushtrisë së Ugandës
Erdogan: Türkiye e ShBA-ja duhet t’i japin “një shtysë të re” marrëdhënieve, duke lënë pas pengesat
Erdoğan: Türkiye mbështet Kosovën në sigurimin e "vendit që i takon" në komunitetin ndërkombëtar
Presidenti turk Erdoğan takohet me kryeministrin kosovar Kurti në Nju Jork
Fidan thirrje ShBA-së ta përdorë ndikimin te Izraeli për t'u dhënë fund veprimeve destabilizuese
Presidenti Erdoğan takon homologun vietnamez në Nju Jork
Presidenti turk Erdoğan do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Türkiye zotohet ta vazhdojë diplomacinë për një “botë më të drejtë” në Ditën Ndërkombëtare të Paqes
Bizneset turke dhe amerikane në Nju Jork synojnë 100 miliardë dollarë tregti dypalëshe
Kalın dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes i Libisë diskutojnë thellimin e marrëdhënieve Türkiye-Libi
Si funksiononte “perandoria globale e mashtrimit” e lidhur me Izraelin?
Fidan: Lehtësimi i sanksioneve CAATSA dhe zgjidhja e çështjes së S-400 në bisedimet Erdoğan-Trump
Türkiye dhe Britania vazhdojnë punën për projektin e prokurimit të "Eurofighter Typhoon"
Erdoğan mbërrin në ShBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Presidenti turk Erdoğan do të vizitojë ShBA-në për Asamblenë e 81-të të Përgjithshme të OKB-së
Fidan: Türkiye do t’i shqyrtojë nevojat ushtarke të Arabisë Saudite në kuadër të paktit të Mekës
Erdoğan: Türkiye po i afrohet fazës përfundimtare të procesit “Türkiye pa terrorizëm”
Aselsan i Türkiyes prezanton sisteme të avancuara të luftës elektronike dhe radarëve
Tanku turk Tulpar përfundon testet e qitjes