| albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Presidentja Osmani dekoron me medalje nderi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino pasi mori medaljen presidenciale tha se atë ia dedikon ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit si dhe popullit kosovar.
Presidentja Osmani dekoron me medalje nderi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino
Presidentja Osmani dekoron me medalje nderi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino
8 Tetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë medalje nderi presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për kontributin e dhënë në rrugën e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Osmani tha se rrugëtimi i Kosovës në futboll ka qenë i vështirë dhe ka nisur nga stadiume me baltë dhe rrugë të qyteteve dhe fshatrave me vetëm një top.

Osmani tha se anëtarësimi i Kosovës në FIFA ishte historik dhe mundësi që Kosova ta ndajë historinë e futbollit me botën. Ajo tha se ta shikosh sot kombëtaren kosovare është simbol i arritjes së madhe, përmes sakrificës, miqësisë dhe mbështetjes e cila e solli Kosovën sot në këtë vend, siç është Infantino.

"Keni treguar përmes veprave tuaja se lidershipi në sport nënkupton gjithashtu edhe lidership në vlera. Mbështetja juaj ka ndihmuar në transformimin e futbollit të Kosovës në një burim krenarie për Kosovën, globalisht. Dhe, për këtë, populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falënderues", tha Osmani.

Pas fjalës së presidentes, para të pranishmëve ku ishin edhe lojtarët e kombëtares kosovare, u shfaq një spot ku u shfaq shkurtimisht rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në FIFA.

Presidenti i FIFA-s Infantino pasi mori medaljen presidenciale tha se atë ja dedikon ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, si dhe popullit kosovar. Ai theksoi se në fillim ka qenë e vështirë të takosh dikë nga Kosova, për shkak të paragjykimeve se a ishte apo jo Kosova një shtet i vërtetë, por ai e bëri një gjë të tillë duke u takuar në fillim të rrugëtimit me Fadil Vokrrin.

"E kuptova qëndrueshmërinë dhe guximin e popullit të Kosovës që beson në vendin e tyre, që beson në atë që dëshiron dhe kjo qëndrueshmëri solli në mënyrë efektive anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA", tha Infantino.

Gianni Infantino në Kongresin e tij të parë si president, në vitin 2016, shpalli Kosovën anëtare të barabartë të FIFA-s, një moment ky historik që e ndryshoi përgjithmonë rrugëtimin e Kosovës në futboll.

Po ashtu, nën udhëheqjen e Infantinos, FIFA ka ofruar mbështetje të madhe për FFK-në përmes programit "FIFA Forward", duke ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e të rinjve dhe ngritjen profesionale të futbollit në Kosovë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hetues turq mbërrijnë në Kroaci për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit
Qytetarët e Shkupit kërkojnë drejtësi për 63 viktimat e zjarrit në Koçan
Protestë në Tiranë kundër ligjit “Për barazinë gjinore”, thirrje Begajt të mos e dekretojë
Nëna e djalit të vrarë për “Sarajevo Safari”: Çfarë përbindëshash vrasin njerëz për argëtim
Firmoset “Deklarata e Antalias” mes vendeve anëtare të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit
AKU-ja e Shqipërisë bllokon 50 tonë misër të importuar nga Serbia, gjendet prani aflatoksine
Osmani: Nuk ndiejmë që BE-ja e vlerëson qasjen proevropiane të Kosovës
Në Kosovë u organizua turneu i qitjes me hark "Kupa e Republikës - 29 Tetori"