| albanian
BOTA
1 minuta leximi
Finlanda do t'i bashkohet nismës së NATO-s për të blerë armë amerikane për Ukrainën
"Ne e shohim si thelbësore që Ukraina të marrë armë kritike nga ShBA-ja", thotë ministri i Mbrojtjes së Finlandës, Antti Hakkanen.
Finlanda do t'i bashkohet nismës së NATO-s për të blerë armë amerikane për Ukrainën
Finlanda do t'i bashkohet nismës së NATO-s për të blerë armë amerikane për Ukrainën
15 Tetor 2025

Finlanda do të marrë pjesë në iniciativën e NATO-s për të blerë armë amerikane për Ukrainën, raportoi transmetuesi publik finlandez YLE.

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, tha se Helsinki do t'i bashkohet programit të aleancës Listës së Kërkesave të Prioritizuara për Ukrainën (PURL), sipas të cilit anëtarët e NATO-s blejnë armë të prodhuara në SHBA bazuar në kërkesat e Ukrainës.

"Ne e shohim si thelbësore që Ukraina të marrë armë kritike nga SHBA-të," u tha Hakkanen gazetarëve në Bruksel, ku ministrat e Mbrojtjes së NATO-s po mbajnë një takim.

Çdo paketë armësh PURL thuhet se vlerësohet në afërsisht 500 milionë dollarë. Megjithatë, Hakkanen nuk zbuloi shumën që Finlanda do të kontribuonte financiarisht në iniciativë.

Ai theksoi se armët me rreze të gjatë veprimi janë jetike për Ukrainën dhe do të kishin "ndikim të qartë" në luftë, duke nënvizuar nevojën që vendet perëndimore të rrisin mbështetjen ushtarake dhe të shtrëngojnë sanksionet ekonomike kundër Rusisë.

"Është e vetmja mënyrë për të arritur paqen, nëse është ajo që duam vërtet", tha ai.

NATO-ja e prezantoi iniciativën PURL në korrik, pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, pezulloi përkohësisht ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke i akuzuar aleatët se nuk po e ndajnë barrën.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rutte: NATO-ja reagoi shpejt dhe me vendosmëri ndaj "shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia"
Gjyqi i apelit për ish-presidentin francez Sarkozy caktohet për 16 mars
Aktivistja britanike po ecë për 6.5 muaj për të mbledhur ndihmë për palestinezët
Sulme të reja izraelite në Libanin jugor, shkelje e armëpushimit të nëntorit
Kryediplomati amerikan: Duhet të ndalet mbështetja me armë për RSF-në në Sudan
Shpërthen vullkani Kilauea në Hawaii mes aktivitetit në rritje
Mbi 400 familje ikin nga El-Fasheri, konflikti përshkallëzohet në Darfur të Sudanit
Zelenskyy takim onlajn me senatorët amerikanë, kërkon presion më të madh ndaj Rusisë
Trump nënshkruan ligjin e financimit, përfundon mbyllja 43-ditore e qeverisë amerikane
BE-ja mobilizon 2 miliardë euro për ndërtimin e korridorit që lidh Zambinë, Angolën dhe Kongon
Trump i kërkon homologut izraelit falje për Netanyahun i cili gjykohet për korrupsion
Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet në Istanbul me Ukrainën
Raporti i OKB-së paralajmëron për thellimin e krizës së urisë në 16 vatra globale
Ukraina pezullon ministrin e Drejtësisë për shkak të hetimeve për korrupsion
Policia ndërhyn në protestat kundër fjalimit të ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes në ShBA
BE-ja thotë se 6 shtete anëtare mund të kërkojnë përjashtim nga pakti për migracionin
Trump planifikon të dërgojë Patrullën Kufitare në dy qytete, sipas New York Times
Ministrat e Jashtëm të G7-ës do të mblidhen në Kanada për të diskutuar mbi çështjet globale
Rusia vendos sanksione ndaj 30 shtetasve japonezë
Sulmi i fuqishëm vetëvrasës jashtë gjykatës në kryeqytetin e Pakistanit lë 12 të vdekur