| Albanian
SOCIALE
4 MINUTA LEXIMI
Doktor Google, a jam i sëmurë?
Google është “ambulanca” më e vizituar për shumë njerëz nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilët gjatë pandemisë, shpesh në vend që të kërkonin ndihmë nga mjeku, e kërkonin atë në internet.
Doktor Google, a jam i sëmurë?
Doktor Google, a jam i sëmurë?     Foto: TRT Balkan / TRT Balkan

A keni kërkuar ndonjëherë informacion për shëndetin tuaj në internet? Besoni apo jo, Google është “ambulanca” më e vizituar për shumë njerëz nga vendet e Bashkimit Evropian. Në kohë të pandemisë, shpesh në vend që të kërkonin ndihmë nga mjeku, e kërkonin atë në internet. Ata u informuan për simptomat e ndonjë sëmundjeje dhe çfarë medikamente të merrnin ose çfarë ushqimesh të hanin.

Në dhjetë vitet nga 2011 deri në 2021, numri i njerëzve që kanë kërkuar këshilla mjekësore në internet pothuajse është dyfishuar në shumë vende të BE-së, sipas Eurostatit, organi kryesor i mbledhjes së të dhënave statistikore të Unionit.

Çfarë është kërkuar?Shumica e qytetarëve janë informuar për shëndetin e përgjithshëm, kanë kërkuar informacione specifike shëndetësore lidhur me lëndimet, sëmundjet, dietën, mënyrat për përmirësimin e shëndetit apo të ngjashme.

Kush kryeson në Evropë?Finlanda, Holanda dhe Danimarka janë liderët evropianë sa i përket përqindjes së popullsisë së moshës 16 deri në 74 vjeç që kanë kërkuar në internet informacion në lidhje me shëndetin e tyre.

Në Finlandë, përqindja e qytetarëve që kërkojnë këshilla shëndetësore në internet është rritur nga 58 për qind në vitin 2011 në 80 për qind në 2021. Në Danimarkë ka një rritje nga 54 për qind në 75 për qind të qytetarëve “ambulanca” e të cilëve ka qenë Google, sipas të dhënave të Eurostatit.

Nga vendet më të zhvilluara vijojnë Spanja, Suedia, Austria dhe Franca, të cilat janë mbi mesataren evropiane të qytetarëve që kërkojnë këshilla shëndetësore në internet. Mesatarja në nivel të BE-së është 55 për qind, dhe nën këtë mesatare janë Luksemburgu, Sllovenia, Italia dhe Portugalia, ku ende rreth gjysma e popullsisë përdorin Google për të kërkuar simptoma të caktuara dhe si t’i trajtojë ato.

Gjermania me rënie, Italia me një rritje të madheËshtë interesante se në Gjermani ka një rënie të përqindjes së banorëve që kërkojnë këshilla shëndetësore në internet nga 54 për qind në vitin 2011 në 45 për qind në 2021. Gjermania është një nga vendet e pakta që realisht ka një rënie në këtë drejtim. Në shumicën e vendeve të tjera ka rritje të konsiderueshme.

Ndryshe nga Gjermania, në Spanjë është e kundërta. Në vitin 2011, rreth 38 për qind e të anketuarve në një sondazh të kryer në Spanjë kishin kërkuar në internet informacion mbi tema të tilla si dieta, lëndimet apo sëmundjet, dhe kjo shifër kërceu në në 69 për qind në vitin 2021.

Rritje drastike ka shënuar edhe Italia, ku nga 27 për qind e popullsisë që kishte vizituar “ambulancën online” në vitin 2011, për një dekadë përqindja e kërkuesve të këshillave mjekësore online u dyfishua në 53 për qind.

Bullgaria me përqindjen më të ulëtVetëm 36 për qind e bullgarëve janë përgjigjur se kërkojnë këshilla shëndetësore në internet. Në fund të tabelës, ata shoqërohen nga rumunët.

Në vetëm dhjetë vjet, në nivel të BE-së ka pasur një rritje prej 17 për qind të popullsisë që kërkon këshilla shëndetësore në internet, por në disa vende rritja është drastike dhe në disa e vogël.

BURIMI:TRT Balkan
Eksploro
Thellohet plakja e popullsisë në Zvicër
Austria miraton ndalimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 14 vjeç
Rritja e çmimit të naftës ushtron presion mbi ekonomitë, vendet aziatike adoptojnë punën në distancë
Brenda bumit të jetëgjatësisë: Ku ndahet shkenca nga fantazia
OKB-ja: 4.9 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vdiqën në vitin 2024
Pse njihet Nata e Kadrit si Nata e Jetës?
Udhëtimi i një londinezi drejt Islamit: Ndihem më britanik që kur u bëra mysliman
Studim: Lodrat me inteligjencë artificiale kanë vështirësi t’i kuptojnë dhe t’u përgjigjen fëmijëve
OBSh-ja: Danimarka, e para në BE që eliminon transmetimin e HIV-it dhe sifilizit nga nëna tek fëmija
Këshilla nga ekspertët: Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë Ramazanit
Zbulohen baktere 5.000-vjeçare, rezistente ndaj antibiotikëve në një shpellë akulli në Rumani
“Pandemia e heshtur” që po vret 100 persona në javë kthehet në kërcënim shëndetësor në Australi
Ekipi turko-bullgar shqyrton kujtesën gjeologjike të Antarktidës
Astronautëve të NASA-s do t’u lejohet të marrin telefona inteligjentë në misionet në Hënë
Kina regjistron shkallën më të ulët të lindjeve që nga viti 1949
Shkelje masive e të dhënave në Instagram, ekspozohen informacionet e mbi 17 milionë përdoruesve
Studiuesit paralajmërojnë se mikroplastikat po dobësojnë rolin e oqeaneve në thithjen e karbonit
Shkencëtarët regjistrojnë një rast të rrallë adoptimi të këlyshit të ariut polar në Kanadanë veriore
RMV, për herë të parë kryhet operacion në rast deformim kongjenital, me pjesëmarrjen e mjekut turk
OKB-ja: 7 në 10 gra, mbrojtëse të të drejtave, aktiviste dhe gazetare përballen me dhunë digjitale