| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kosovë, Osmani procedon në Kuvend amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejtë të presidentit
"... I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. Tash e tutje, le të flasë populli”, tha Osmani.
Kosovë, Osmani procedon në Kuvend amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejtë të presidentit
Kosovë, Osmani procedon në Kuvend amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejtë të presidentit / TRT Balkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidenti.

Osmani nëpërmjet një njoftimi publik e ka cilësuar këtë hap si përgjigje ndaj, siç tha, dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e kreut të shtetit nga deputetët.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. Tash e tutje, le të flasë populli”, shkroi Osmani.

Ky hap i Osmanit vjen kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë të afatit kushtetues për votimin e presidentit të ri të Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka mbështetur kërkesën e presidentes Osmani, që presidenti i Kosovës të zgjidhet përmes votës së popullit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Haxhiu tha se i ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Osmani, të cilat parashohin që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

“Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, shkroi Haxhiu.

Thirrja e Osmanit vjen pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje për një president konsensual dhe Osmani nuk gjeti mbështetjen e tyre për një mandat të dytë.

Eksploro
Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen për prodhimin e mjeteve detare
Ministri Gogu: Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të negociatave me Bashkimin Evropian
Presidentja e Maqedonisë së Veriut pret homologun zviceran në Shkup
Kosovë, dënohet me dy vjet burgim i akuzuari që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë në veri
Peleshi vizitë në Irlandë: Anëtarësimi në BE gëzon mbështetje popullore dhe konsensus politik
Pa konsensus për presidentin e ri, Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare
Begaj nga Dubrovniku: Nisma e Tri Deteve prodhon lidhje, investime dhe ndikim real
Kryediplomati serb takohet me Netanyahun në Jeruzalem për forcimin e marrëdhënieve Serbi–Izrael
Partitë opozitare të Kosovës vijojnë bojkotin për votimin e presidentit, shtyhet seanca për në 23:00
Kurti akuzon opozitën për delegjitimim të rezultatit zgjedhjor të 28 dhjetorit
Parlamentarët e Türkiyes dhe të Shqipërisë takohen në Ankara, riafirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera
Ministri Hoxha: Një diplomaci e hapur ndaj talenteve të reja është thelbësore për Shqipërinë 2030
Shqipëria, ShBA-ja dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje në fushën e energjisë
Gashi takon homologun slloven në Lubjanë, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar
Ambasadori turk: Janë të shumta mundësitë për investime Shqipëri-Türkiye në shëndetësi
Kurti: NATO-ja, orientim strategjik dhe destinacion i Kosovës
Kurti kërkon kompromis për zgjedhjen e presidentit në seancën e jashtëzakonshme plenare
Ushtria e Maqedonisë së Veriut demonstron aftësitë para mysafirëve në stërvitjen "BLESOK 26"
OKB-ja: Suedia shkeli të drejtat e fëmijëve shqiptarë me nevoja të veçanta përmes deportimeve
Gjykata Themelore në Prishtinë dënon me gjashtë vjet burg Jelena Gjukanoviqin për spiunazh