| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
OKB-ja: Pavarësisht përparimit pas armëpushimit, ka ende pengesë për ndihmën humanitare në Gaza
"Një muaj pas armëpushimit në Gaza, ne vazhdojmë të vlerësojmë çdo mundësi për të shpëtuar jetë", tha nënsekretari i OKB-së për Çështjet Humanitare, Tom Fletcher.
OKB-ja: Pavarësisht përparimit pas armëpushimit, ka ende pengesë për ndihmën humanitare në Gaza
OKB-ja: Pavarësisht përparimit pas armëpushimit, ka ende pengesë për ndihmën humanitare në Gaza / AA
11 Nëntor 2025

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe koordinatori i Ndihmës Emergjente, Tom Fletcher deklaroi se pavarësisht përparimit që kanë arritur për ndihmat humanitare pas armëpushimit në Gaza, ka ende shumë pengesa përpara këtyre ndihmave.

"Një muaj pas armëpushimit në Gaza, ne vazhdojmë të vlerësojmë çdo mundësi për të shpëtuar jetë", tha ai.

Fletcher theksoi se OKB-ja dhe partnerët e saj kanë bërë përparim në ndihmën humanitare në Gaza dhe kanë siguruar ushqim për mbi një milion njerëz, kanë hapur vende shpërndarjeje ushqimi dhe spitalet kanë filluar të trajtojnë më shumë pacientë.

Sipas tij, ende ka shumë pengesa, pavarësisht se rrugët janë hapur dhe kanë vazhduar shërbime të tilla si vaksinimet, riparimet e tubave të ujit, shpërndarja e veshjeve dimërore dhe mbështetja për shëndetin mendor.

Ai thotë se vazhdojnë përpjekjet për të kapërcyer burokracinë, për të mbështetur partnerët kryesorë humanitarë, për të hapur më shumë pika kalimi dhe rrugë dhe për të menaxhuar pasigurinë e vazhdueshme. "Kur këto kufizime të lehtësohen, ne mund të bëjmë më shumë për të shpëtuar jetë", shtoi Fletcher.

OKB-ja njoftoi se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Gaza më 10 tetor, Izraeli refuzoi 107 kërkesa për ndihmë humanitare, përfshirë furnizime urgjente dhe thelbësore lidhur me ushqimin, strehimin dhe kanalizimet.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë