| albanian
BOTA
2 minuta leximi
UNRWA: 300 mijë nxënës rifillojnë mësimet në Gaza mes bllokadës së ndihmës
Rreth 300 mijë nxënës palestinezë do të rifillojnë mësimet në Gaza nën UNRWA-në dhe 8 mijë mësues do të marrin pjesë në program.
UNRWA: 300 mijë nxënës rifillojnë mësimet në Gaza mes bllokadës së ndihmës
UNRWA: 300 mijë nxënës rifillojnë mësimet në Gaza mes bllokadës së ndihmës
18 Tetor 2025

Rreth 300 mijë nxënës palestinezë do të rifillojnë mësimet në Gaza nën agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), megjithëse bllokada e Izraelit vazhdon të pengojë qindra miliona dollarë ndihmë që të hyjnë në enklavë.

Këshilltari për media i UNRWA-së, Adnan Abu Hasna, në komentet televizive të publikuara në platformën sociale të kompanisë amerikane X tha se agjencia “ka vendosur plane për të rifilluar procesin arsimor për 300 mijë nxënës palestinezë në UNRWA dhe ky numër ka të ngjarë të rritet”.

Abu Hasna tha se rreth 10 mijë nxënës do të ndjekin mësime me pjesëmarrje fizike në shkolla dhe strehimore, ndërsa shumica dërrmuese do të marrin mësim në distancë, sepse është “absolutisht e pamundur të kalosh dy vite pa shkollë, të paraprirë nga dy vite me koronën”.

Ai po ashtu njoftoi se 8 mijë mësues do të marrin pjesë në program.

Procesi arsimor në Gaza është pezulluar që nga 8 tetori i vitit 2023, pas fillimit të gjenocidit të Izraelit në enklavë. Shumica e shkollave të UNRWA-së dhe ato qeveritare u shndërruan në strehimore për familjet e zhvendosura, ndërsa shumë të tjera u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit e Palestinës, Izraeli që nga 16 shtatori ka shkatërruar 172 shkolla qeveritare, ka bombarduar ose dëmtuar 118 të tjera dhe ka goditur më shumë se 100 shkolla të drejtuara nga UNRWA-ja.

Ministria palestineze tha se 17.711 nxënës janë vrarë në Gaza që nga fillimi i gjenocidit dhe 25.897 janë plagosur. Gjithashtu raportoi vdekjen e 763 punonjësve të sektorit të arsimit dhe plagosjen e 3.189 të tjerëve.

“Ne gjithashtu kemi një plan në sektorin e shëndetësisë për të rigjallëruar 22 klinika qendrore në Rripin e Gazës. Ne kemi dhjetëra pika të shpërndarjes së ushqimit dhe mijëra punonjës me përvojë të madhe logjistike”, tha Abu Hasna.

Ai shtoi se UNRWA-ja tashmë ka blerë furnizime me vlerë qindra miliona dollarë që mbeten të bllokuara jashtë Gazës.

Më tej, ai dënoi pengimin e Izraelit ndaj përpjekjeve të ndihmës, duke theksuar: "Shumë gjëra themelore të nevojshme, duke përfshirë materiale strehimi, batanije, veshje dimërore dhe ilaçe, nuk po lejohen në Gaza nga pala izraelite, duke përkeqësuar situatën humanitare”.

Eksploro
Aktivistët ngjiten në Portën e Brandenburgut, protestojnë qëndrimin e Gjermanisë ndaj luftës në Gaza
Rutte: NATO-ja reagoi shpejt dhe me vendosmëri ndaj "shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia"
Gjyqi i apelit për ish-presidentin francez Sarkozy caktohet për 16 mars
Aktivistja britanike po ecë për 6.5 muaj për të mbledhur ndihmë për palestinezët
Sulme të reja izraelite në Libanin jugor, shkelje e armëpushimit të nëntorit
Kryediplomati amerikan: Duhet të ndalet mbështetja me armë për RSF-në në Sudan
Shpërthen vullkani Kilauea në Hawaii mes aktivitetit në rritje
Mbi 400 familje ikin nga El-Fasheri, konflikti përshkallëzohet në Darfur të Sudanit
Zelenskyy takim onlajn me senatorët amerikanë, kërkon presion më të madh ndaj Rusisë
Trump nënshkruan ligjin e financimit, përfundon mbyllja 43-ditore e qeverisë amerikane
BE-ja mobilizon 2 miliardë euro për ndërtimin e korridorit që lidh Zambinë, Angolën dhe Kongon
Trump i kërkon homologut izraelit falje për Netanyahun i cili gjykohet për korrupsion
Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet në Istanbul me Ukrainën
Raporti i OKB-së paralajmëron për thellimin e krizës së urisë në 16 vatra globale
Ukraina pezullon ministrin e Drejtësisë për shkak të hetimeve për korrupsion
Policia ndërhyn në protestat kundër fjalimit të ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes në ShBA
BE-ja thotë se 6 shtete anëtare mund të kërkojnë përjashtim nga pakti për migracionin
Trump planifikon të dërgojë Patrullën Kufitare në dy qytete, sipas New York Times
Ministrat e Jashtëm të G7-ës do të mblidhen në Kanada për të diskutuar mbi çështjet globale
Rusia vendos sanksione ndaj 30 shtetasve japonezë