Rritet në 69.185 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Deklarata vë në dukje se që nga fillimi i armëpushimit në sulmet izraelite kanë humbur jetën gjithsej 245 persona, janë plagosur 627 të tjerë dhe 532 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.
Është rritur në 69.185 numri ipalestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit.
Në 24 orët e fundit në spitalet e Gazës janë sjellë 4 të plagosur si dhe trupat e 3 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat.
Deklarata vë në dukje se që nga fillimi i armëpushimit në sulmet izraelite kanë humbur jetën gjithsej 245 persona, janë plagosur 627 të tjerë dhe 532 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 68.185, ndërsa numri i të plagosurve në 170.698.
Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.