BOTA
2 minuta leximi
Uzbekistan, mbahet ngjarja me rastin e Ditës Botërore të Gjuhëve Turkike
Samarkandi është vendi ku UNESCO dje shpalli miratimin e 15 dhjetorit si Dita Botërore e Gjuhëve Turkike gjatë konferencës së saj të 43-të të përgjithshme që po zhvillohet.
Uzbekistan, mbahet ngjarja me rastin e Ditës Botërore të Gjuhëve Turkike
Uzbekistan, mbahet ngjarja me rastin e Ditës Botërore të Gjuhëve Turkike
5 Nëntor 2025

Një ngjarje për Ditën Botërore të Gjuhëve Turkike të saposhpallur është zhvilluar në qytetin historik Samarkand në Uzbekistan.

Samarkandi është vendi ku UNESCO dje shpalli miratimin e 15 dhjetorit si Dita Botërore e Gjuhëve Turkike gjatë konferencës së saj të 43-të të përgjithshme që po zhvillohet.

Në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni Turk i Kulturës dhe Trashëgimisë morën pjesë zyrtarë të vendeve turkike, përfaqësues të vendeve bashkë-sponsorizuese dhe të ftuar të shumtë, përfshirë Kursad Zorlu, zv/kryetar përgjegjës për marrëdhëniet me shtetet turkike i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) të Türkiyes, Gulnur Aybet, e dërguara e Türkiyes në UNESCO, si dhe Aktoty Raimkulova, drejtuese e Fondacionit Turk të Kulturës dhe Trashëgimisë.

“Me këtë vendim historik, është riafirmuar se gjuha turke është një gjuhë e gjallë botërore, me të gjitha degët e saj, në gjeografi të ndryshme. Sepse gjatë mijëra viteve histori, gjuha turke ka tejkaluar jo vetëm fjalët, por edhe kujtesën, emocionin dhe mendimin e një kombi”, tha Zorly gjatë kësaj ngjarje.

“Gjuha turke është një rrahje zemre e përbashkët që na bën ata që jemi, duke na bashkuar në të njëjtën ndjenjë edhe nëse nuk e njohim njëri-tjetrin”, shtoi ai.

Gjuhë të tilla si kazakishtja, kirgizishtja, uzbekishtja, turkmenishtja, azerbajxhanishtja, turqishtja, tatare dhe shumë të tjera të folura në një gjeografi kaq të gjerë janë “si degë të një druri të vetëm gjuhësor, të lindura nga e njëjta rrënjë”.

Zorlu tha se dhjetëra milionë qytetarë që jetojnë në vende të ndryshme anembanë botës janë bërë gjithashtu një forcë diaspore e familjes së gjuhëve turkike.

Ai shtoi se konkurrenca midis gjuhëve në botë sot është në të vërtetë një luftë për dukshmëri kulturore.

“Nga kjo perspektivë, fuqia e gjuhës turke nuk qëndron vetëm në të kaluarën e saj, por edhe në potencialin e saj për të formësuar të ardhmen”, theksoi ai.

"Është përgjegjësia jonë e përbashkët ta mbajmë gjallë turqishten dhe ta forcojmë atë në shkencë, art dhe botën digjitale, ta bëjmë atë një gjuhë universale të shkencës dhe qytetërimit”, shtoi ai.

Ai theksoi se Türkiye qëndron fort pas të gjitha përpjekjeve për të krijuar një gjuhë të përbashkët komunikimi.

Vendimi i UNESCO-s është "suksesi dhe vizioni i përbashkët i të gjitha shteteve turkike në rrugën drejt unitetit gjuhësor", tha Zorlu, duke shtuar se "tani është koha për ta çuar 15 dhjetorin në platforma të përbashkëta dhe ndërkombëtare”.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Norvegjia: Akuzat e Izraelit për antisemitizëm kundër kryeministrit janë "të paarsyeshme"
Vatikani hap hetimin e parë për abuzim seksual ndaj një peshkopi spanjoll
Brazil, 6 viktima dhe qindra të plagosur pas tornados së fuqishme që goditi jugun e vendit
Në Norvegji është zbuluar një zonë gjuetie e vjetër 1.500-vjeçare
Rritet ndjeshëm numri i të pastrehëve në Angli, shërbimet nën “presion të jashtëzakonshëm”
Ish-Presidenti Francez Sarkozy urdhërohet të lirohet nga burgu
Netanyahu takohet me dhëndrin e Trumpit për armëpushimin në Gaza
Rusia dëshiron një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
Xhamia historike e Xhumasë në Karabak rihapet për adhurim pas përfundimit të pushtimit armen
Presidenti sirian takohet me komunitetin e diasporës në Uashington
Zelenskyy pretendon se Putini kërkon të tregojë "fitore të rreme" përmes luftës hibride
ShBA, anulohen mbi 2.700 fluturime ditore për shkak të mbylljes së qeverisë
Izraeli godet një automjet në Liban pavarësisht armëpushimit, raportohet për të plagosur
Dhjetëra të plagosur pas përplasjes së dy trenave në Sllovaki
Kina dërgon një grup të ri satelitësh interneti në orbitën e ulët të Tokës
Lavrov gati për bisedime ballë për ballë me Rubion për Ukrainën
Tajfuni Kalmaegi arrin në Vietnam
Presidenti Sharaa takon përfaqësues të organizatave siriane në Washington
Kolonët e paligjshëm izraelitë i vunë flakën një shtëpie palestineze në Bregun Perëndimor
Mbi 3.200 familje sudaneze ikin nga El-Fasheri mes sulmeve të RSF-së