Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro e krahasoi me një nazist ministrin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i cili është i ekstremit të djathtë, pasi Ben-Gvir ndau në llogarinë e tij në mediat sociale pamje që tregonin forcat izraelite të sigurisë duke keqtrajtuar aktivistët e Flitoljes Globale "Sumud".
Petro e bëri deklaratën në X me seli në ShBA.
Në postimin e tij, i cili përfshinte imazhet që kishte postuar Ben-Gvir, Petro deklaroi se "Ministri Ben-Gvir po vepron si një nazist i plotë. Ai i trajtoi qytetarët tanë kështu sepse donin të ndalonin gjenocidin në Gaza".
Keqtrajtimi i aktivistëve të Global Flotiljes nga Izraeli
Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka ndarë imazhe në platformën sociale të kompanisë X që tregojnë forcat izraelite të sigurisë duke keqtrajtuar aktivistët në portin Ashdod, ku ata po mbahen.
Pamjet filmike tregojnë një aktiviste femër duke bërtitur "Lironi Palestinën" ndërsa Ben-Gvir kalonte, dhe ku policia izraelite ndërhyri ashpër, duke e detyruar atë të shtrihej në tokë.
Gjatë kësaj kohe, aktivisti i ekstremit të djathtë Ben-Gvir u dëgjua të thoshte "Kështu duhet të bëhet".

















