| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Korrigjohet logoja e Forumit të Prespës për Dialog, mungoi Türkiye
Pas vërejtjeve nga ministri i Punëve të Jashtme, të Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, zyrtarët e FPD-së, në Ohër, e përditësuan hartën e eventit dhe bënë korrigjimet e nevojshme
Korrigjohet logoja e Forumit të Prespës për Dialog, mungoi Türkiye
Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu     Foto: AA / AA

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ka paralajmëruar përgjegjësit dhe ka kërkuar korrigjimin e hartës në logon e Forumit të Prespës për Dialog në Ohër të Maqedonisë së Veriut pasi ajo nuk e përfshinte Türkiye-n.

Çavuşoğlu, i cili zhvilloi takime të ndryshme në margjina të forumit, reagoi pasi harta në logo në hapje të forumit nuk e përfshinte vendin e tij. Pas paralajmërimit të kryediplomatit turk, zyrtarët e forumit përditësuan hartën dhe bënë korrigjimet e nevojshme. Pas përditësimit, pjesëmarrësit mbajtën fjalimet e tyre përpara hartës, duke përfshirë Türkiye-n.

Ndryshe, Çavuşoğlu zhvilloi takime dypalëshe me pjesëmarrës të nivelit të lartë, si presidenti kroat Zoran Millanoviq, ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Investimeve Kapitale i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.

BURIMI:AA