| Albanian
SPORT
2 MINUTA LEXIMI
Zbulohen emrat 16-të qyteteve nikoqire të Botërorit në vitin 2026
Botërori në futboll në vitin 2026 për herë të parë do të zhvillohet në tre shtete të ndryshme
Zbulohen emrat 16-të qyteteve nikoqire të Botërorit në vitin 2026
Sa do t’ju kushtojë për të bërë tifo për Botërorin në Katar     Foto: AA / AA

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), sot i ka zbuluar emrat e qyteteve nikoqire për Botërorin në vitin 2026, me çka 11 prej tyre do të jenë në SHBA.

FIFA në Twitter njoftoi se 11 qytetet e përzgjedhura në SHBA, janë Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami, New York/New Jersey, Philadelphia, San Francisco dhe Seattle, respektivisht Guadalahara, Mexico City dhe Monterrey në Meksikë, si dhe Toronto e Vancouver në Kanada.

Karakteristikë e këtij Botërori është se për herë të parë do të zhvillohet në tre shtete dhe kampionati do të përfshi 48 ekipe.

SHBA-të për herë të fundit ishin nikoqir të Botërorit në futboll në vitin 1994. Ndërkohë, Meksika, dy herë ishte nikoqir i Finales së Botërorit, fillimisht në vitin 1970, dhe pastaj në vitin 1986.

Nikoqir për herë të parë të Kampionatit Botëror në futboll do të jetë Kanadaja.

BURIMI:AA