| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kreu i OKB-së e vlerëson organizimin e Konferencës COP31 nga Türkiye në Antalya
Izraeli po tregon synime të qarta për të marrë gjithnjë e më shumë toka në Bregun Perëndimor, çka tregon se qëllimi përfundimtar është aneksimi, tha Antonio Guterres.
Kreu i OKB-së e vlerëson organizimin e Konferencës COP31 nga Türkiye në Antalya
Kreu i OKB-së e vlerëson organizimin e Konferencës COP31 nga Türkiye në Antalya

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të martën vlerësoi organizimin nga Türkiye të Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP31, e cila po mbahet në qytetin jugor turk të Antalyas.

“Kam marrë pjesë në shumë samite të COP-it dhe jam vërtet i impresionuar nga cilësia e lartë e organizimit të konferencës COP nga Türkiye”, tha Guterres për Anadolu, lidhur me konferencën vjetore për klimën, e cila filloi të hënën dhe do të zgjasë deri më 20 nëntor.

Duke iu referuar përpjekjeve të Izraelit për të minuar procesin e paqes në Rripin e Gazës, Guterres tha se Tel Avivi po pengon planin e paqes për Gazën dhe po bllokon dërgimin e ndihmave humanitare në mënyrë efektive tek ata që kanë nevojë.

Ai shtoi se Izraeli po shfaq synime të qarta për të marrë gjithnjë e më shumë toka në Bregun Perëndimor, çka tregon se qëllimi përfundimtar është aneksimi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë