| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie
Ministrja Spiropali zhvilloi një vizitë në ShBA, ku realizoi disa takime me zyrtarë amerikanë dhe mori pjesë në diskutimin e Këshillit të Atlantikut mbi perspektivat gjeopolitike të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie
Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie / AA
6 Shkurt 2026

Në diskutimin e Këshillit të Atlantikut (Atlantic Council) mbi perspektivat gjeopolitike të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) në Ballkanin Perëndimor, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, theksoi se zgjerimi duhet të funksionojë si një instrument sigurie.

Në në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, thuhet se Spiropali në fjaën e saj ka deklaruar se zgjerimi duhet të funksionojë si një instrument sigurie, "duke forcuar qeverisjen demokratike, qëndrueshmërinë institucionale dhe përputhshmërinë me standardet e BE-së dhe NATO-s në gjithë rajonin".

"Procesi (i zgjerimit) duhet të mbetet i bazuar në meritë dhe i besueshëm. Vendet që kryejnë reforma reale dhe të pakthyeshme në sundimin e ligjit, pavarësinë gjyqësore dhe performancën institucionale duhet të përparojnë në përputhje me rrethanat", thekson njoftimi.

Gjithashtu, thuhet se në një kontekst të formuar nga lufta në Evropë, konkurrenca e fuqive të mëdha dhe kërcënimet hibride, Ballkani Perëndimor është zhvendosur në vijën e parë të sigurisë evropiane dhe se vonesa në zgjerim "rrezikon të krijojë boshllëqe strategjike të hapura për ndikime destabilizuese".

Më tej theksohet se ambasadori Philip Reeker nënvizoi se zgjerimi nuk i sjell dobi vetëm vendeve kandidate, por edhe BE-së dhe aleancës transatlantike, "duke përforcuar kohezionin e NATO-s dhe arkitekturën afatgjatë të sigurisë së Evropës".

"Debati nuk është më nëse Ballkani Perëndimor i përket Evropës, por nëse Evropa do ta përdorë zgjerimin si mjetin gjeopolitik të kërkuar nga ky moment. Zgjerimi sot është një çështje strategjie, besueshmërie dhe sigurie evropiane afatgjatë", thekson njoftimi.

Ministrja Spiropali zhvilloi një vizitë në ShBA, ku realizoi disa takime me zyrtarë amerikanë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ura e Gurit në Shkup do të ndriçohet në bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Türkiyes
Kurti e konsideron jokushtetues dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit
Vuçiq takon admiralin e NATO-s Wikoff, flasin për bashkëpunim duke ruajtur neutralitetin ushtarak
Mickoski zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit
Kosovë, hapet ekspozita "Tri ditë që ndryshuan historinë"
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin nëntë raketa balistike dhe 109 dronë mes tensioneve në rritje
Betohen në Presidencë shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Shqipërisë
Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të parakohshme
Dështon seanca e Parlamentit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri
Begaj: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Türkiyes kanë rrënjë të thella historike dhe kulturore
Kuvendi i Kosovës pa kuorum për votimin e amendamenteve të propozuara nga presidentja Osmani
Maqedonia e Veriut evakuon shtetasit e saj nga Izraeli
Shqipëria dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit, akuzon Iranin për agresion
Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe uniforma ilegale në Leposaviq
Kosovë, Osmani procedon në Kuvend amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejtë të presidentit
Kosova në orët vendimtare për zgjedhjen e presidentit
Prifti dhe imami në sofrën e iftarit: E ardhmja e Bosnjës e Hercegovinës është në bashkëjetesë
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë për projektet ndërkufitare në rajonin e Ohrit
Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në kabinetin qeveritar
Kosovë, arrestohen tre persona në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër krimit kibernetik