| Albanian
BOTA
3 MINUTA LEXIMI
Aksion policor kundër FETO-s, në 16 qytete turke
Pjesëtar të policisë turke kanë realizuar operacion kundër strukturave të organizatës terroriste FETO, të infiltruar brenda Forcave të Armatosura të Türkiye-s
Aksion policor kundër FETO-s, në 16 qytete turke
Nëpunësit policor të  Türkiye-s     Foto: AA / AA

Në kuadër të hetimeve kundër strukturave të organizatës terroriste FETO të infiltruara në kuadër të Forcave të Armatosura të Türkiye-s (TSK), është lëshuar urdhër arresti për 47 persona në 16 qytete, ndërsa deri më tani janë arrestuar 31.

Prokuroria Republikane në Izmir ka lëshuar urdhër arresti për personat e lidhur me FETO-n në kuadër të ushtrisë turke, për të cilët u konstatua se kanë pasur kontakte me anëtarë të organizatës terroriste përmes telefonave special.

Urdhër arresti është lëshuar për gjithsej 47 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Türkiye-s, duke përfshirë 27 ushtarakë aktivë, prej të cilëve 23 janë pjesëtarë të forcave tokësore, një i marinës, pesë të forcave ajrore dhe dy pjesëtarë të xhandarmërisë, kurse 16 të dyshuarit e tjerë janë kadetë të akademisë ushtarake. Gjatë bastisjeve të mëngjesit të sotëm janë ndaluar 31 persona, ndërsa 16 të tjerë janë ende në kërkim.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme të grushtit të shtetit në Türkiye natën e 15 korrikut 2016. Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gulen, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekstradimin e të cilit Türkiye e ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-të.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste prej vitesh janë avancuar në shërbim duke kurdisur provime, dhe kështu duke depërtuar në institucionet shtetërore. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Türkiye-s u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të rangut të lartë përmes një procesi të montuar gjyqësor për korrupsion të dyshuar.

Disa vite më vonë, pasoi tentativa e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, e kryer nga oficerët e infiltruar të FETO-s në ushtrinë turke.

Hetimet ndaj organizatës terroriste FETO kanë treguar se ky është një rrjet global që përbën kërcënim jo vetëm për Türkiye-n, por edhe për çdo vend në të cilin ajo është aktive. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë tentativës së mposhtur të grusht shtetit në Türkiye, 251 persona u vranë dhe 2.734 u plagosën.

BURIMI:AA
Eksploro
Liderët e NATO-s do të mblidhen në Ankara për samitin e aleancës
Izraeli shpall 115 hektarë tokë shtetërore për zgjerimin e vendbanimit në Bregun Perëndimor
Paralajmërimi për valën e të nxehtit në jug të Zvicrës u ngrit në nivel të lartë rreziku
Llavrov: Moska nuk do të pranojë armëpushim në Ukrainë për hir të bisedimeve të paqes
Ministri izraelit: Nuk largohemi nga territori i pushtuar në Liban "edhe nëse ShBA-ja e kërkon"
Kryediplomati i Sirisë dhe ai i Holandës takohen në Damask
Pas 98 seancave dëgjimore, përfundon procesi i dëshmive në rastin për korrupsion ndaj Netanyahut
Marrëveshja në mosmarrëveshje: Ku nuk bien dakord ShBA-ja dhe Irani
Gjermani, mbi 4 mijë incidente antimyslimane të dokumentuara në vitin 2025
Avionët ushtarakë amerikanë do të largohen nga Aeroporti i Sofjes në fund të muajit
Rusia: Bisedime të reja me ShBA-në mbi mosmarrëveshjet dypalëshe
Qalibaf: Përfundimi i luftës në Liban, po aq i rëndësishëm sa përfundimi i luftës me Iranin
IMO-ja mirëpret marrëveshjen Iran-ShBA, njofton planin e evakuimit për 11 mijë detarë të bllokuar
OKB-ja paralajmëron për kushte të tmerrshme në zonat e zhvendosjes në Gaza
Gjiganti kinez Alibaba padit Pentagonin për përfshirjen në listën e zezë
Sondazhi i ri zbulon rënie të besimit ndaj ShBA-së nën Trumpin midis aleatëve kryesorë
Media italiane: Meloni mund të shqyrtojë zgjedhje të parakohshme në prill 2027
Rubio njofton sanksione ndaj firmës GAESA të kontrolluar nga ushtria e Kubës
Trump: Irani "e ka gabim" që mohon se ka rënë dakord për inspektime bërthamore
Libani dhe ShBA-ja diskutojnë formimin e një celule trepalëshe me Iranin për armëpushimin