| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ushtron të drejtën e votës për zgjedhjet lokale edhe kryeministri Kurti
Pas procesit të votimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Kurti u shpreh se 12 tetori është një ditë e rëndësishme për katër vitet e ardhshme për komunat e Kosovës.
Ushtron të drejtën e votës për zgjedhjet lokale edhe kryeministri Kurti
Ushtron të drejtën e votës për zgjedhjet lokale edhe kryeministri Kurti / AA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shfrytëzuar të drejtën e votës si qytetar i Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit të cilat po zhvillohen në 38 komunat e Kosovës.

Pas procesit të votimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Kurti tha se 12 tetori është një ditë e rëndësishme për katër vitet e ardhshme për komunat e Kosovës.

“Përveçse qytetarë të Republikës së Kosovës jemi dhe banorë të komunës. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët pa dallim që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën, të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë për t’i plotësuar nevojat e tyre”, tha Kurti.

Kurti tha se në këtë ditë votohet për çerdhet, shkollën, ujin, shëndetin apo shërbimet dhe infrastrukturën e lagjeve të qyteteve dhe fshatrave ku jetojmë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se procesi i votimit ka nisur me kohë në 38 komunat e Kosovës, në 948 qendra të votimit.

Qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur 38 kryetarë të komunave të Kosovës dhe asamblistët e Kuvendeve Komunale.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit Perëndimor për këtë vit në Shqipëri
Mbyllet përkohësisht për vizitorët Kalaja e Prizrenit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbështetje për Ukrainën, shënohen 35 vjet nga pavarësia e Ukrainës
Ndotje e shtuar e ajrit në Shkup për shkak të tymit nga zjarret
Shqipëri, pesë vatra zjarri mbeten aktive
Kurti: Mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok përkojnë me "Grupin e Intelektualëve"
Haxhiu: Ne kemi qëndruar përkrah Ukrainës që nga ditët e para të pushtimit rus
Shqipëria me medalje të parë në Lojërat Mesdhetare "Taranto 2026": Zeneli me medalje bronz në mundje
Shqipëria vijon betejën me zjarret, gjashtë vatra mbeten aktive
“Ora e Pritjes” në Prishtinë, nis numërimi mbrapsht deri në aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së
Hoxha pret në Tiranë përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës
Kurti: Marrja nën kontroll e urës së Ibrit po koordinohet me KFOR-in
Lufta me zjarret në Shqipëri: 34 vatra të raportuara në 24 orë, gjashtë mbeten aktive
Maqedonci: Tërheqja graduale e KFOR-it nga ura e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
Përfunduan gërmimet në veri të Kosovës, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave
NATO-ja: Vendimi për rihapjen e urës në Mitrovicë duhet të bazohet në nevojat e komuniteteve
Lundrimi në Danub pothuajse i pamundur në Bullgari për shkak të rënies së nivelit të ujit
Shqipëria përballet ende me nëntë vatra aktive zjarri
Rusia pretendon se situata e serbëve në Kosovë është bërë katastrofike
Shqipëria reagon ndaj mospërfshirjes së himnit shqiptar në aktivitetin e zhvilluar në Pustec