Ushtron të drejtën e votës për zgjedhjet lokale edhe kryeministri Kurti
Pas procesit të votimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Kurti u shpreh se 12 tetori është një ditë e rëndësishme për katër vitet e ardhshme për komunat e Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shfrytëzuar të drejtën e votës si qytetar i Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit të cilat po zhvillohen në 38 komunat e Kosovës.
Pas procesit të votimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Kurti tha se 12 tetori është një ditë e rëndësishme për katër vitet e ardhshme për komunat e Kosovës.
“Përveçse qytetarë të Republikës së Kosovës jemi dhe banorë të komunës. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët pa dallim që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën, të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë për t’i plotësuar nevojat e tyre”, tha Kurti.
Kurti tha se në këtë ditë votohet për çerdhet, shkollën, ujin, shëndetin apo shërbimet dhe infrastrukturën e lagjeve të qyteteve dhe fshatrave ku jetojmë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se procesi i votimit ka nisur me kohë në 38 komunat e Kosovës, në 948 qendra të votimit.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur 38 kryetarë të komunave të Kosovës dhe asamblistët e Kuvendeve Komunale.