Anglia mposhti Norvegjinë 2-1 pas kohës shtesë dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Andreas Schjelderup zhbllokoi rezultatin në minutën e 36-të, para se Jude Bellingham të barazonte për Anglinë në minutat shtesë të pjesës së parë.
Të dyja skuadrat krijuan raste të shumta, por pa rezultat, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.
Bellingham shënoi golin e dytë në fillim të kohës shtesë, duke i dhënë Anglisë një vend në gjysmëfinale, ndërsa “Tre Luanët” vazhdojnë kërkimin e titullit të dytë botëror që nga viti 1966.
Anglia do të përballet me Argjentinën për gjysmëfinale.
Argjentina mposhti Zvicrën 3-1 pas kohës shtesë dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku do të përballet me Anglinë, duke shmangur një tjetër surprizë të pakëndshme.























