Një gjykatë gjermane ka urdhëruar një burrë të paguajë një gjobë për fyerje ndaj kancelarit Friedrich Merz në rrjetet sociale, duke vendosur se komenti kalonte kufirin e kritikës politike të lejuar dhe përbënte shpifje.
Gjykata në Heilbronn konstatoi se thirrja ndaj Merzit “Lackaffe”, një fyerje gjermane që fjalë për fjalë do të thotë “majmun i lustruar”, që përafërsisht nënkupton një person pispilluq dhe nuk përbën shprehje të ligjshme politike.
Gjykata vendosi një gjobë, por autoritetet nuk e bënë të ditur shumën, duke u thirrur në rregullat e privatësisë që nuk lejojnë publikimin e të dhënave mbi të ardhurat e të pandehurit.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi personi ka bërë ankesë.
Në një rast të veçantë, prokurorët në Heilbronn pushuan hetimet ndaj një pensionisti që e kishte krahasuar Merzin me Pinokion në një koment në Facebook, duke përdorur një emoji me hundë të gjatë për ta akuzuar kancelarin se nuk i mban premtimet.
Prokuroria vendosi se komenti përbënte kritikë të lejueshme ndaj pushtetit dhe ishte i mbrojtur nga liria e shprehjes, tha një zëdhënës i prokurorisë publike të Heilbronnit.


















