| Albanian
RAJONI
3 MINUTA LEXIMI
Bie qeveria e koalicionit trepalësh në Bullgari
Kirill Petkov nuk është më kryeministër i Republikës së Bullgarisë. Qeveria e tij mbrëmë nuk e kaloi votëbesimin
Bie qeveria e koalicionit trepalësh në Bullgari
Kirill Petkov, kryeministri i Bullgarisë i cili mbrëmë nuk e kaloi votëbesimin në Kuvend    Foto: AA / AA

Qeveria trepalëshe e pakicës e kryeministrit bullgar Kiril Petkov nuk e kaloi votëbesimin e mbrëmshëm në Kuvendin e Bullgarisë.

Në votëbesimin e mbajtur me kërkesë të opozitës, e cila ka shumicën e votave në parlament, morën pjesë 239 nga 240 deputetë.

123 deputetë votuan kundër qeverisë, kurse 116 deputetë mbështetën qeverinë.

Një nga partnerët e qeverisë së koalicionit, Partia populiste “Ka një popull të këtillë” (ITN) u largua nga koalicioni më 8 qershor, duke përdorur si justifikim politikën e Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Kuvendit, Nikolla Minçev, më 16 qershor u largua nga posti i tij nën presionin e opozitës.

Opozita, e cila mbajti qëndrim të përbashkët kundër qeverisë, paraditen e djeshme sabotoi njëzëri hapjen e seancës plenare.

Gjatë votimit, përkrahësit e Kiril Petkovit demonstruan para parlamentit, ndërsa kundërshtarët e tij demonstruan në pjesën e pasme.

Qeveria e koalicionit përfshinte partinë “Vazhdojmë Ndryshimin” (PP), Partinë Socialiste Bullgare (BSP) dhe Partinë Demokratike Bullgare (DB).

Procedura kushtetueseSipas kushtetutës, presidenti Rumen Radev do t’i japë PP-së, e cila ka grupin më të madh në parlament, detyrën për të riformuar qeverinë.

Nëse PP dështon në këtë detyrë, partia “Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë” (GERB), e udhëhequr nga ish-kryeministri Bojko Borisov, do të marrë përsipër formimin e kabinetit.

Nëse dy partitë nuk janë në gjendje të formojnë kabinetin, presidenti do të caktojë një forcë të tretë politike nga parlamenti për të formuar qeverinë, sipas zgjedhjes së tij, përpara se të caktojë një datë për zgjedhjet e parakohshme.

Nëse vendi hyn në rrugën e zgjedhjeve të parakohshme, presidenti Rumen Radev do të shpërndajë parlamentin dhe do të formojë një qeveri të përkohshme teknokratësh për të qeverisur.

Në vitin 2021, Bullgaria shkoi tri herë në zgjedhje parlamentare.

Qeveria e Kiril Petkovit mori detyrën më 13 dhjetor 2021 duke siguruar votëbesimin.

BURIMI:AA
Eksploro
Shqipëri: Gjatë vitit 2025 institucionet kulturore u vizituan nga 1,5 milionë vizitorë
Partia boshnjake dënon deklaratat e ministrit të Jashtëm izraelit për pakicat e krishtera
Burhan Shaban dhe Mustafa Demirci vijnë në Shkup me koncert të muzikës shpirtërore
Tiranë, vazhdon në ditën e 24-t protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Thellohet bashkëpunimi midis Avokatëve të Popullit Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Prishtinë: Hapet Edicioni i 8-të i Festivalit Multikulturor "Krah"
Fotografët kapin momentin e rrallë, vetëm disa metra larg me rrëqebullin ballkanik
LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim me LVV-në, Kurti pret certifikimin e rezultateve
Shqipëri, mbahet tubim në "mbrojtje të shërbimeve publike dhe dinjitetit të punonjësve"
Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Degës së Shqipërisë të Bashkimit të Demokratëve Ndërkombëtarë
Tiranë, vazhdon në ditën e 23-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Kryeministri Rama vizitë në Francë, takon presidentin Macron
Kosovë, Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
Këshilli Botëror Turk i Biznesit organizoi takim me mediat në Maqedoninë e Veriut
MEPJ-ja e Shqipërisë dënon heqjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit gjatë protestës në Tiranë
Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur nga lufta në Kosovë
Shqipëria do të marrë 302 milionë dollarë hua nga ShBA-ja për financim ushtarak
Ndërkombëtarët: Kosova të krijojë kushtet për përdorimin e simboleve dhe flamujve të komuniteteve
Ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i Zvërnecit do të ecë vetëm sipas standardeve mjedisore të BE-së
Millatoviq në Astana: Hapim një fazë të re në marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kazakistanit