| Albanian
KULTURË
2 MINUTA LEXIMI
Mbetjet e një xhamie të shekullit të 7-të, zbulohen në jug të Izraelit
Zbulimi i ri arkeologjik pasqyron gjurmët e kalimit gradual nga krishterimi në Islam në rajon mes shekujve 7 dhe 9
Mbetjet e një xhamie të shekullit të 7-të, zbulohen në jug të Izraelit
Në rajonin e shkretëtirës Negev në jug të Izraelit janë gjetur mbetje të një xhamie që i përket shekullit të 7-të     Foto: AA / AA

Në rajonin e shkretëtirës Negev në jug të Izraelit janë gjetur mbetje të një xhamie që i përket shekullit të 7-të,

Sipas lajmit të gazetës "Yedioth Ahronot", në një deklaratë nga Institucioni i Veprave Antike të Izraelit, thuhet se gjatë kërkimeve gjithëpërfshirëse për të ndërtuar një lagje të re në zonën Rahat në rajon, u gjetën mbetjet e një xhamie që daton nga periudha e parë e Islamit.

Në deklaratë thuhet se xhamia e vogël, e cila përbëhet nga një dhomë katrore me mihrabin në qendër dhe një mur në drejtim të Qabesë, është ndërtuar në shekullin e 7-të.

Theksohet se zbulimi i ri arkeologjik pasqyron gjurmët e kalimit gradual nga krishterimi në Islam në rajon mes shekujve 7 dhe 9-të. Bëhet e ditur se xhamia e zbuluar përmban shumë qeramikë që datojnë mes shekujve 7 dhe 8-të.

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një shtëpi ferme të periudhës bizantine në zonë e cila mendohet se ka strehuar edhe fermerë të krishterë.

Institucioni i Veprave Antike të Izraelit, në korrik 2019 njoftoi se në një vend rreth 2 kilometra nga xhamia e sapo zbuluar ishin gjetur sërish mbetje të një xhamie të shekullit të 7-të.

BURIMI:AA
Eksploro
Shkup, organizohet aktivitet për 19 Majin, Ditën e Përkujtimit të Ataturkut, Rinisë dhe Sportit
Filmi bashkëprodhim i TRT-së “Aroma e së Kaluarës” po numëron ditët për premierë
Filmi "Aroma e së Kaluarës", me histori dashurie nga Maqedonia e Veriut, do të shfaqet në Türkiye
Shqipëri: Qyteti i Delvinës shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Si sulmet amerikano-izraelite po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të Iranit
Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra myslimanë luten në Qabe nën shi
Xhamia nga periudha andaluziane mbetet simbol kulturor në Spanjën rurale
Qindra regjisorë mbështesin drejtoren e Festivalit të Berlinit pas debatit për flamurin palestinez
Vullnetarët e Gazës shpëtojnë dorëshkrime të rralla nga Xhamia e Madhe Omari
Mahyat, identitet i Istanbulit në Ramazan
Mveti, instrumenti i lashtë nga Afrika Qendrore që kombinon mitologjinë dhe muzikën
Shkodër, mbahet aktivitet për prezantimin e arteve tradicionale turke
Fshatrat boshnjake në Kosovë ruajnë traditën shekullore të "grimimit të nuses"
E frymëzuar nga një artikull gazete, artistja turke filloi të mësonte mjeshtërinë e tez'hibit
Zbulohet medreseja që daton gati 900 vjet në Anadollin qendror
Virtuozi i violinës, Elvin Hoxha Ganiyev, do të performojë në Tiranë më 16 janar
Muzeu i Susës, i listuar në UNESCO, nxjerr në pah trashëgiminë e lashtë të Iranit
Kinematë e Shqipërisë do të ringjallen me 1,4 milion euro investim
Syedra : Qyteti antik i Türkiyes zbulohet si qendër e madhe e prodhimit të vajit të ullirit
Roma aplikon tarifë prej dy eurosh për vizitorët e Shatërvanit Trevi