Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Vengu theksoi se Hungaria po dëshmon se investimi i qëndrueshëm në inovacion dhe në industrinë e mbrojtjes prodhon kapacitete reale dhe vlerë strategjike për Europën Qendrore.

By
Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes / Pirro Vengu/Facebook

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, po qëndron për vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë.

Vengu theksoi se Hungaria po dëshmon se investimi i qëndrueshëm në inovacion dhe në industrinë e mbrojtjes prodhon kapacitete reale dhe vlerë strategjike për Europën Qendrore.

Gjatë një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën e saj në fushën e radarëve dhe sistemeve për mbrojtjen e infrastrukturave kritike, Vengu u njoh nga afër kapacitetet teknologjike dhe modeli i zhvillimit industrial që kjo kompani përfaqëson.

“Synimi i kësaj vizite është integrimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionit të vendeve aleate, me qëllim ndërtimin e aftësive të qëndrueshme, të besueshme dhe plotësisht ndërvepruese për forcimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura”, shkroi në rrjetin social Facebook, ministri Vengu.