| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trump: Lufta me Iranin "do të përfundojë menjëherë" pas zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA
Duke pretenduar se Teherani është “i dëshpëruar të përpiqet të ndikojë në zgjedhje”, Trump tha se Uashingtoni nuk po kërkon rikthimin në bisedimet për çështjen bërthamore.
Trump: Lufta me Iranin "do të përfundojë menjëherë" pas zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA
Trump: Lufta me Iranin "do të përfundojë menjëherë" pas zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA/ Reuters

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se lufta me Iranin do të “përfundojë menjëherë” pas zgjedhjeve të 3 nëntorit për Kongresin.

“Besoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve, sepse ata nuk mund të rezistojnë më”, u tha Trump gazetarëve para nisjes së tij për në Dallas të Teksasit, ku do të marrë pjesë në kongresin e parë të Partisë Republikane për zgjedhjet e mesmandatit.

Duke pretenduar se Teherani është “i dëshpëruar të përpiqet të ndikojë në zgjedhje”, Trump tha se Uashingtoni nuk po kërkon rikthimin në bisedimet për çështjen bërthamore.

“Ne nuk po e kërkojmë këtë. Po, mund të ketë një negociatë, por nuk është diçka që po shqyrtojmë”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se administrata e tij po bën “shumë më tepër se një marrëveshje bërthamore”.

“Ka shumë më tepër sesa çështja bërthamore”, tha ai, duke shtuar se ShBA-ja “do të ketë çështjen bërthamore, kjo është 99,9 për qind e sigurt, por do të ketë edhe shumë gjëra të tjera në tryezë”.