| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
BE-ja i kërkon SpaceX-it t’i rikthejë shërbimet e plota të Starlink-ut për Ukrainën
“Raportimet e fundit se Starlink-u ka ngadalësuar shërbimet e tij në Ukrainë janë thellësisht shqetësuese dhe në kundërshtim me mënyrën se si kompania i ka ofruar më parë këto shërbime”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.
BE-ja i kërkon SpaceX-it t’i rikthejë shërbimet e plota të Starlink-ut për Ukrainën
BE-ja i kërkon SpaceX-it t’i rikthejë shërbimet e plota të Starlink-ut për Ukrainën

Komisioni Evropian i ka bërë thirrje kompanisë SpaceX që t’i rikthejë urgjentisht shërbimet e plota të Starlink-ut në Ukrainë, duke i cilësuar raportimet për kufizimin e shërbimeve si “thellësisht shqetësuese”.

“Raportimet e fundit se Starlink-u i ka ngadalësuar shërbimet e tij në Ukrainë janë thellësisht shqetësuese dhe në kundërshtim me mënyrën se si kompania i ka ofruar më parë këto shërbime”, tha zëdhënësi Thomas Regnier gjatë konferencës për media të mesditës.

“SpaceX duhet t’i rikthejë urgjentisht shërbimet e plota për Ukrainën, sepse vendi ka nevojë për këtë informacion jetik për të mbajtur ushtarët të lidhur, për të mbrojtur qytetarët e tij, por edhe për të drejtuar dronët e nevojshëm për mbrojtjen e territorit”, shtoi ai.

Regnier tha se lufta në Ukrainë ka dëshmuar rëndësinë e kapaciteteve hapësinore për sigurinë e Evropës, duke theksuar se blloku duhet t’i forcojë kapacitetet e veta.

Raportimet e disa mediave tregojnë se SpaceX ka vendosur kufizime në disa shërbime të Starlink-ut në Ukrainë më 14 tetor, duke i ndërprerë operacionet e dronëve ushtarakë dhe komunikimet.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se kufizimet kanë ndikuar në misionet me dronë, ndërsa lidhja raportohet se ndërpritej kur terminalet tejkalonin shpejtësinë prej 160 kilometrash në orë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë