| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Rama në Seul: Shqipëria dikur "Koreja e Veriut të Evropës", sot po ecën në rrugën drejt BE-së
Në kuadër të vizitës në Korenë e Jugut, Rama ka marrë pjesë në ceremonisë e hapjes së Konferencës Aziatike të Lidershipit, nën moton "Jashtë turbullirave - drejt një ekuilibri të ri".
Rama në Seul: Shqipëria dikur "Koreja e Veriut të Evropës", sot po ecën në rrugën drejt BE-së
Rama në Seul: Shqipëria dikur "Koreja e Veriut të Evropës", sot po ecën në rrugën drejt BE-së / AA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria ishte "Koreja e Veriut të Evropës" dhe sipas tij sot po ecën në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE).

Në kuadër të vizitës në Korenë e Jugut, Rama ka marrë pjesë në ceremonisë e hapjes së Konferencës Aziatike të Lidershipit, nën moton "Jashtë turbullirave - drejt një ekuilibri të ri".

Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se po tregojnë se institucionet demokratike mund të ndërtohen edhe kur historia thotë se është e pamundur dhe se "një vend dikur kufizuar nga izolimi mund të përkufizohet nga aspirata".

"Një Kore u shndërrua në simbolin e ripërtëritjes përmes hapjes, demokracisë së qëndrueshme dhe novacionit. Tjetra u kthye në emblemë të territ përmes izolimit, sundimit të forcës dhe frikës. Ky për mua nuk ka qenë kurrë veç një mësim abstrakt, sepse përgjatë një kapitulli të dhimbshëm të historisë së saj, Shqipëria ishte 'Koreja e Veriut të Evropës' e megjithatë sot ajo po ecën në një tjetër rrugë. Një rrugë jo e lehtë, e papërsosur natyrisht, por thelbësisht ndryshe. Një rrugë ndërtimi institucionesh, modernizimi demokratik, një rrugë drejt Bashkimit Evropian", tha Rama.

Rama është shprehur se Organizata e Vendeve të Azisë Juglindore nuk lindi nga njëshmëria, lindi nga kuptimi se bashkëpunimi është më i fuqishëm sesa përballja dhe se në fund të fundit, pragmatizmi sfidon ideologjinë.

Kryeministri Rama shtoi se gjendet në Seul, jo si një njeri që jep leksione, por sipas tij "si dikush që ende po mëson, mëson nga Koreja, mëson nga shembulli i saj".

Sipas Kryeministrisë së Shqipërisë, Konferenca Aziatike e Lidershipit, është një platformë me ndikim global për shkëmbimin e ideve, forcimin e besimit dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve dhe brezave të ndryshëm.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut, ndërkohë është takuar me kryeministrin Kim Min-seok, ku në fokus ishin diskutimet mbi marrëdhëniet mes dy vendeve në disa fusha.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Mucunski: Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 65,7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut
Shqipëria dhe Türkiye theksojnë rëndësinë e inteligjencës artificiale në sektorin e shërbimeve
Kurti: Serbët në Kosovë po përballen me trysni që patjetër ta votojnë Listën Serbe
Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskon 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc
Kosovë, arrestohen shtatë serbë në Graçanicë nën dyshimet për kërcënim të votuesve
Kroacia dërgon 133 ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut merr pjesë në takimin e Komitetit të NATO-s
Ambasadori turk për Spitalin Rajonal Memorial në Fier: Simbol i plotë i miqësisë Türkiye-Shqipëri
Kosovë, ish-togeri policor nga komuniteti serb, Bojan Jevtiq, pranon akuzat për spiunazh
Mbyllet një nga pikat kufitare mes Bosnjës dhe Kroacisë, shkak shembja e një pjese të urës
Hoxha: Shqipëria dhe Mali i Zi kanë ndërtuar një model të vërtetë të bashkëpunimit rajonal
Kroacia miraton ligjin për viza afatgjata për shoferët profesionistë nga Maqedonia e Veriut
Kosova nis procedurat për themelimin e Xhandarmërisë
Maqedonia e Veriut do të jetë mikpritëse e Samitit "Bërdo-Brioni" në tetor
Studentët sërish në protestë në Shkup për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Gashi-Camaj: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kultivojnë bashkëpunim dhe miqësi tradicionale
Begaj takon kryediplomatin e Katarit: Marrëdhëniet janë zhvilluar në frymën e besimit
Mbi 140 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit
Shqipëri, ministri Nufi në bazën e Emergjencave Civile: Sigurojmë reagim më të shpejtë në çdo cep
Presidentja e Maqedonisë së Veriut Davkova në Lubjanë u prit nga homologia e saj Pirc Musar