| Albanian
BOTA
3 MINUTA LEXIMI
G7 zotohet t’i jep Ukrainës mbështetje të gjithanshme
Udhëheqësit e shtatë ekonomive më të fuqishme në botë janë takuar në Gjermani dhe diskutojnë për masat ekonomike kundër Rusisë
G7 zotohet t’i jep Ukrainës mbështetje të gjithanshme
Mbledhja e krerëve të shtatë ekonomive më të fuqishme në botë     Foto: AP / AP

Shtatë ekonomitë më të fuqishme në botë kanë rënë dakord të përdorin paratë e mbledhura nga tarifat më të larta tregtare ndaj Rusisë për të ndihmuar Ukrainën, thuhet sot në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Në ditën e dytë të samitit të G7 në Gjermani, liderët marrin angazhime të reja për të goditur më tej ekonominë ruse dhe "të sigurojnë që Rusia të paguajë për kostot e luftës së saj", thuhet në deklaratë.

"SHBA-ja do të zbatojë tarifë më të lartë për Rusinë për më shumë se 570 grupe produktesh ruse me vlerë rreth 2.3 miliardë dollarë", theksohet më tej.

Të gjithë anëtarët do të angazhohen për të ndihmuar Ukrainën në mbulimin e mungesës së financimit të saj afatshkurtër buxhetor, përfshirë një angazhim prej 7.5 miliardë dollarësh nga ndihma e dytë shtesë nga SHBA-ja.

"Udhëheqësit do të bëjnë një angazhim të paprecedentë dhe afatgjatë të sigurisë për t'i ofruar Ukrainës mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për aq kohë sa të jetë e nevojshme", thuhet në deklaratë.

Mbështetja e re do të përfshijë ruajtjen e "gatishmërisë dhe mbrojtjes së besueshme ushtarake të Ukrainës, përfshirë sigurimin në kohë të pajisjeve moderne të mbrojtjes dhe sistemeve të avancuara të armëve".

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do t'u bëjë thirrje liderëve botërorë që të ndërmarrin veprime urgjente për të nxjerrë furnizimet thelbësore ushqimore nga Ukraina në samitin e G-7.

Qeveria planifikon të riparojë hekurudhat jetike në mënyrë që të transportojë grurë jashtë vendit me hekurudhë.

“Britania është në diskutime të ngushta me qeverinë e Ukrainës se si të maksimizojë kapacitetin e saj hekurudhor dhe të mundësojë lëvizjen e trenave dhe grurit”, thuhet sot në një deklaratë zyrtare.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, takimi i parë me prani personale të shtatë ekonomive kryesore të botës filloi të dielën në Gjermani, ku liderët diskutuan krizën e ushqimit dhe energjisë të nxitur nga lufta.

Ngjarja treditore po zhvillohet në Schloss Elmau në Alpet bavareze, me axhendën e saj konsiderohet më urgjente se kurrë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

BURIMI:AA
Eksploro
NATO-ja: Reduktimi i rolit ushtarak të ShBA-së në Evropë do ta forcojë aleancën në afat të gjatë
Oxfam: Që nga 2023, më shumë palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor se në 17 vitet e mëparshme
Patriarku latin i Kudsit paralajmëron përkeqësimin e kushteve në Gaza nën pushtimin izraelit
Filipine, rritet në 55 numri i viktimave nga tërmeti 7.8 ballësh
Kryeministri kanadez: Türkiye aleate “jashtëzakonisht e rëndësishme strategjike” për Kanadanë
Trumpi: Marrëveshja për t'i dhënë fund luftës me Iranin mund të nënshkruhet që këtë fundjavë
Izraeli është bërë shteti më i bojkotuar në botë
Shefi i NATO-s: ShBA-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës
Raport: Holanda, porta kryesore e BE-së për produktet nga vendbanimet e paligjshme izraelite
OKB-ja: Numri i personave të zhvendosur me forcë bie në 118 milionë
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit për të gjitha anijet mes sulmeve të ripërtërira amerikane
Ridizajnimi i mbrojtjes evropiane: Mendim i dëshiruar apo strategji?
Kina përsërit thirrjen ndaj ShBA-së dhe Iranit për të ndalur luftimet dhe për t’u rikthyer në dialog
Sulmet amerikane pranë Hormuzit goditën objektin iranian të ujit të pijshëm
Irani: Rajoni do të shndërrohet në "ferr" për ShBA-në për shkak të Ngushticës së Hormuzit
Drejtori i Spitalit Kamal Adwan kërkon lirimin e menjëhershëm, kundërshton ndalimin e tij
Trump: Irani mori "shumë kohë për të negociuar një marrëveshje dhe tani do të paguajë çmimin"
Delegacioni nga Katari mbërrin në Teheran për bisedime mbi tensionet Iran-ShBA
Kremlini: Akoma nuk ka marrëveshje për një takim Putin-Pashinyan
BE-ja: Diplomacia është e vetmja mënyrë për sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme