| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria dhe Indonezia nënshkruajnë memorandum në fushën e mobilitetit të fuqisë punëtore
Memorandumi është nënshkruar në Xhakartë, në kuadër të vizitës së ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.
Shqipëria dhe Indonezia nënshkruajnë memorandum në fushën e mobilitetit të fuqisë punëtore
Shqipëria dhe Indonezia nënshkruajnë memorandum në fushën e mobilitetit të fuqisë punëtore/ AA

Ndërmjet Shqipërisë dhe Indonezisë është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e mobilitetit të fuqisë punëtore.

Memorandumi është nënshkruar në Xhakartë, në kuadër të vizitës së ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja Ibrahimaj ka theksuar se memornadumi është një hap i ri për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Indonezisë.

"Ky memorandum krijon bazat për një bashkëpunim të strukturuar, që do të mundësojë migracion të rregullt, të sigurt dhe të qëndrueshëm për punësim, duke iu përgjigjur nevojave të ekonomisë shqiptare për fuqi punëtore, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe mikpritjes, prodhimit, ndërtimit dhe sektorë të tjerë me kërkesë të lartë", është shprehur ajo.

Ibrahimaj ka shtuar se bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve do të garantojë zbatimin e standardeve të larta për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe zhvillimin e një tregu pune më të qëndrueshëm, në përfitim të ekonomive.

Ministrja Ibrahimaj ka theksuar se ky është një tjetër hap konkret në zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe në mbështetjen e zhvillimit ekonomik, sipas saj përmes bashkëpunimit dhe lëvizshmërisë së ligjshme të fuqisë punëtore.