| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Komandanti i KFOR-it, Ulutas: Paqja në Kosovë arrihet me diplomaci, jo me dhunë
"Situata e sigurisë në Kosovë është aktualisht e qëndrueshme", tha komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas.
Komandanti i KFOR-it, Ulutas: Paqja në Kosovë arrihet me diplomaci, jo me dhunë
Komandanti i KFOR-it, Ulutas: Paqja në Kosovë arrihet me diplomaci, jo me dhunë / AA

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është aktualisht e qëndrueshme, por stabiliteti afatgjatë varet nga diplomacia dhe jo nga dhuna.

Në një intervistë për një televizion lokal, gjenerali Ulutas theksoi se NATO mbështet fuqimisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE) si e vetmja kornizë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura.

"Situata e sigurisë në Kosovë është aktualisht e qëndrueshme. Mandati im i parë si kryetar i misionit të KFOR-it erdhi menjëherë pas incidenteve të rënda të sigurisë në veri të Kosovës në vitin 2023 dhe rritjes së mëvonshme të pranisë së KFOR-it në terren. Që atëherë, nuk kemi parë një përsëritje të dhunës me atë intensitet. Megjithatë, ne mbetemi vigjilentë dhe të vendosur në mënyrë adekuate", tha Ulutas.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun nën kujdesin e BE-së, sepse theksoi se "rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike, jo ushtarake".

Komandanti i KFOR-it theksoi se situata në veri të Kosovës është aktualisht e qetë, por ende jo plotësisht e stabilizuar. Ai tha se procesi i dorëzimit të detyrës mes kryetarëve të vjetër dhe të rinj të komunave në veri ka kaluar pa incidente, ndërsa KFOR-i vazhdon të ofrojë kornizë sigurie për vazhdimin e dialogut politik.

Ulutas shtoi se KFOR-i do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij për të garantuar siguri për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke ruajtur praninë në terren dhe kontaktet me të gjithë aktorët relevantë.

Eksploro
Hoxha-Bettel: Shqipëria dhe Luksemburgu e synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e integrim
Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacion ndërkombëtar paqeruajtës në Gaza
Gërliq-Radman: Mali i Zi po e politizon Jasenovacin dhe po i thellon ndarjet
Ministri Hoxha takon komisaren Kos: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së bazohet në angazhime të forta
Nuk ka marrëveshje për Presidentin, Kurti: Kosova drejt zgjedhjeve të reja
Rumen Radev, ish-presidenti e shefi i Forcave Ajrore të Bullgarisë gati për t'u rikthyer në pushtet
Shqipëri, TIKA vazhdon mbështetjen për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani të gatshëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale
​Kosova dhe Shqipëria me tjetër hap të rëndësishëm për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosova shpall Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane "organizatë terroriste"
Bullgaria Progresive kryeson zgjedhjet me 44,5 për qind, me 68,3 për qind të votave të numëruara
Begaj: Shqipëria dhe Türkiye janë dy vende mike dhe partnerë strategjikë
Forumi në Antalya: Diskutohet rritja e tregtisë Türkiye–Maqedoni e Veriut
Kryediplomati i Shqipërisë, Hoxha: Mbështesim fuqishëm sovranitetin territorial të BeH-së
Siljanovska-Davkova: Procesi i anëtarësimit në BE, "maratonë plot pengesa drejt Brukselit"
Ministri i Jashtëm turk priti takimin e Platformës së Paqes për Ballkanin në margjinat e ADF-së
Konjufca në Antalya: Siguria kusht për stabilitetin, Kosova synon bashkëpunim të ndershëm në Ballkan
Kryediplomati i Shqipërisë, Hoxha në ADF: BE-ja mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor
Mucunski në ADF: Përpjekjet diplomatike të Turqisë janë me rëndësi të madhe
Rama në samitin “Në mbrojtje të demokracisë” në Spanjë, pritet nga Sanchez