| Albanian
SOCIALE
2 MINUTA LEXIMI
Sa është përdorimi mesatar ditor i rrjeteve sociale?
Dita e Medias Sociale i mbushi 12 vjet. Për herë të parë u shënua me 30 qershor të vitit 2010
Sa është përdorimi mesatar ditor i rrjeteve sociale?
Dita e Medias Sociale u shënua për herë të parë me 30 qershor të vitit 2010     Foto: ATA / ATA

Dita e Medias Sociale, dje mbushi 12 vjet nga shënimi i parë. Faqja e specializuar ameriakne “Mashable”, me 30 qershor të vitit 2010 e prezantoi Ditën e Medias Sociale, duke pasur parasysh ndikimin e këtyre platformave në shoqëri dhe gjithashtu në botën e punës.

Platforma e parë e medias sociale ishte ”Friendster në 2002”, më pas ”Linkedin” mbërriti në 2003 dhe ”Facebook” në 2004.

Listën e ”peshave të rënda” të medias sociale e kryesor TikTok.

Aplikacioni nisi në vitin 2016 dhe është bërë i njohur veçanërisht tek të rinjtë për shkak të veçorive të tij muzikore dhe video.

Sipas një statistike të SmartinsIights, më shumë se gjysma e popullsisë globale përdor median sociale (58,4%, e barabartë me 4,62 miliardë njerëz) dhe përdorimi mesatar ditor është 2 orë e 27 minuta.

Sidoqoftë, këto platforma janë bërë një zgjedhje edhe për kriminelët kibernetikë për të gjurmuar zakonet e përdoruesve dhe fjalëkalimet e përdorura.

Për këtë arsye, ekspertët e kompanisë së sigurisë ”Yoroi” rekomandojnë kufizimin e ndarjes së informacionit personal, përdorimin e emaileve, hyrjeve dhe fjalëkalimeve të ndryshme për shërbimet e ndryshme që përdorim, ndërtimin e fjalëkalimeve të gjata, të forta dhe komplekse pa iu referuar hobeve, pasioneve dhe vendbanimit.

BURIMI:ATA