Mjekët pa Kufij: Shkelja e armëpushimit “vazhdojnë” gjenocidin në Gaza

“Ne kemi kërkuar vazhdimisht një armëpushim të qëndrueshëm për t’i dhënë fund nivelit dërrmues të vdekjeve dhe plagëve katastrofike që pësojnë civilët,” thotë MSF-ja.

Mjekët pa Kufij: Shkelja e armëpushimit “vazhdojnë” gjenocidin në Gaza / AA

Organizata franceze humanitare Mjekët pa Kufij (MSF) deklaroi të enjten se sulmet dhe vrasjet e fundit izraelite në Gaza janë pasojë e shkeljeve të përsëritura të armëpushimit, duke vazhduar kështu gjenocidin.

“Ne kemi kërkuar vazhdimisht një armëpushim të qëndrueshëm për t’i dhënë fund nivelit dërrmues të vdekjeve dhe plagëve katastrofike që pësojnë civilët. Deri më tani, po shohim pasojat e shkeljeve të përsëritura të këtij armëpushimi, të cilat vazhdojnë gjenocidin në Gaza”, thuhet në deklaratën e organizatës humanitare në platformën X.

MPK-ja tha se ekipet e saj në të gjithë Rripin e Gazës të mërkurën trajtuan pacientë rëndë të plagosur nga sulmet e forcave izraelite, që shkaktuan viktima alarmante mes civilëve. “Kemi parë pacientë të plagosur në spitalet Al-Aksa, Nasser dhe Al-Shifa.”

“Kur mbërrita në dhomën e urgjencës, situata ishte dëshpëruese. Nuk ka asnjë dyshim se ky është një sulm ndaj civilëve, me aq shumë fëmijë të plagosur dhe të vrarë”, tha Dr. Morten Rostrup, mjek në spitalin Al-Aksa. “A mund ta quajmë vërtet këtë armëpushim?”

Që nga fillimi i armëpushimit në fillim të këtij muaji, forcat izraelite kanë vrarë 211 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Vetëm në 24 orët e fundit, sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 104 persona, përfshirë 46 fëmijë dhe 20 gra, dhe kanë plagosur 253 të tjerë, ndër ta 78 fëmijë, tha MSF-ja duke cituar ekipet e saj dhe ministrinë.

Izraeli ka vrarë më shumë se 68.000 persona në Gaza gjatë më shumë se dy viteve të sulmeve, që filluan më 7 tetor 2023. Armëpushimi, i bazuar në planin 20-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump, u arrit më 10 tetor. Megjithatë, Izraeli e ka shkelur disa herë këtë marrëveshje, më e fundit këtë javë.