| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Taranto
Islam Selmani u shpall kampion mesdhetar në karate në kategorinë deri 60 kilogramë.
Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Taranto
Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Taranto/ Foto: Federata e Karatesë e Kosovës

Karateisti nga Kosova, Islam Selmani, ka fituar medalje të artë në Lojërat Mesdhetare "Taranto 2026".

Selmani u shpall kampion mesdhetar në karate në kategorinë deri 60 kilogramë.

Në finale, karateisti kosovar Selmani fitoi ndaj karateistit turk, Burak Ozdemir, me një loftë të fortë dhe fitore 1 me 0.

Selmani e nisi ditën me fitore 2 me 0 ndaj Sami Tas të Francës. Në çerekfinale e mposhti qipriotin Andreas Gavriel ndërsa në gjysmëfinale ishte bindës ndaj grekut Christos Xenos me rezultat 11 me 5.

Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Taranto, pas asaj në boks në kategorinë e femrave të cilën e rrëmbeu Donjeta Sadiku.