| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Cilat emra të meshkujve dominojnë në Shqipëri dhe Kosovë?
Instituti i Statistikave të Shqipërisë përmes profilit të tyre në Twitter së fundmi i kanë shpërndarë të dhënat për emrat më të zakonshëm të meshkujve në Shqipëri dhe Kosovë
Cilat emra të meshkujve dominojnë në Shqipëri dhe Kosovë?
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë     Foto: AA / AA

Emri më i zakonshëm i meshkujve në Shqipëri, në bazë të të dhënave të “Albanian Stats”, është Arben. Ky emër është dominues në 11 rrethe në Shqipëri, bazuar në të dhënat e vitit 2008 të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave në Twitter. Pas këtij emri renditen emrat Ndue dhe Bajram, te cilat mund të hasen në vendet e veriut të Shqipërisë.

Për dallim nga Shqipëria, në qytetet apo rajonet e Kosovës, duke u mbështetur në të dhënat e vitit 2011 dominojnë emrat e meshkujve Ali, Bajram dhe Ramadan.

Ndryshe, mbështetur në të dhënat e raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit 2017, thuhet se emrin Bajram e gëzojnë 6,324.

BURIMI:TRT Balkan