| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Fillon procesi përmbyllës i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Prokuroria, ekipi mbrojtës dhe të pandehurit do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.
Fillon procesi përmbyllës i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Fillon procesi përmbyllës i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë / Reuters
16 orë më parë

Nga sot e deri më 18 shkurt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të zhvillohet procesi përmbyllës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Prokuroria, ekipi mbrojtës dhe të pandehurit do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 - gati tre vjet pas konfirmimit të aktakuzës.

Ky vit pritet të jetë vendimtar për katërshen e UÇK-së, të cilët ndodhën në Hagë tash e pesë vjet.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë