| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye mohon pretendimet për kalime të paligjshme nga Irani
Qendra për Luftën kundër Disinformimit thotë se pamjet janë të vjetruara, nuk lidhen me Türkiyen; paralajmëron për disinformim.
Türkiye mohon pretendimet për kalime të paligjshme nga Irani
Türkiye mohon pretendimet për kalime të paligjshme nga Irani / TRT World

Türkiye të shtunën hodhi poshtë pretendimet që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat pretendonin kalime të paligjshme në vend nga kufiri iranian pas sulmit të përbashkët Izrael-ShBA ndaj Republikës Islamıke, duke thënë se postimet përmbajnë dezinformim.

“Pamjet janë të vjetra, nga kohë dhe vend të panjohur; është konstatuar se ato janë shpërndarë qëllimisht sërish pas zhvillimeve të fundit rajonale”, tha Qendra e Türkiyes për Luftën kundër Disinformimit në platformën sociale turke NSosyal.

Nga kjo qendër shtojnë se nuk ka prova konkrete që lidhin pamjet me kufirin e Türkiyes, duke theksuar se postimet e tilla synojnë të krijojnë një perceptim negativ te publiku duke synuar sigurinë kufitare.

“Siguria e kufirit të Türkiyes ruhet pa ndërprerje, 24 orë në 24, 7 ditë në javë, përmes sistemeve me shumë shtresa”, tha qendra.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që pretendimeve të pabazuara të mos u jepet besueshmëri dhe që të merren parasysh vetëm deklaratat e autoriteteve zyrtare.

Izraeli dhe ShBA-ja njoftuan të shtunën herët një operacion të përbashkët kundër Iranit, duke cituar “kërcënimet” që paraqet “regjimi iranian.”

Këto sulme vijnë ndërkohë që bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit ishin në zhvillim nën ndërmjetësimin e Omanit. Një raund i ri bisedimesh në Gjenevë përfundoi të enjten.

Në qershorin e kaluar, ShBA-ja goditi tri objekte bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore Izrael-Iran.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Numri i viktimave rritet në 12 pas fundosjes së anijes pranë Republikës Turke të Qipros Veriore
Ministri turk i Energjisë bën thirrje për financim klimatik për të fuqizuar rrjetet elektrike
Shefi i inteligjencës së Türkiyes, Kalın, takohet me homologun grek në Athinë
Në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik u themelua Qendra për Studime mbi Türkiyen
Ombudsmanët e Ballkanit dhe të vendeve fqinje u mblodhën në Istanbul për shkëmbimin e përvojave
Ankaraja kundërshton se "elementë të SDF-së" do të largohen nga Siria dhe do të hyjnë në Türkiye
Türkiye dhe Libani shqyrtojnë zgjerimin e bashkëpunimit në sektorët e naftës dhe gazit
Türkiye dhe Libani shqyrtojnë zgjerimin e bashkëpunimit në sektorët e naftës dhe gazit
Ambasada e Türkiyes në Tiranë organizon pritje me rastin e Ditës së Fitores
Kompania turke Aselsan prezanton gamën e zgjeruar të municioneve për dronët luftarakë Akinci
Erdoğan: Perspektiva e anëtarësimit të Türkiyes në SCO nuk nënkupton t'i kthejë shpinën Perëndimit
Dy anije tregtare përplasen në brigjet e Silivrit në Istanbul, 10 anëtarë të ekuipazhit të zhdukur
Putin: Türkiye një nga partnerët e privilegjuar të Rusisë në politikën e jashtme dhe ekonomi
Erdoğan: Marrëdhëniet Türkiye-Rusi në nivelin më të avancuar
Presidenti Erdoğan: Türkiye do të thellojë bashkëpunimin me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait
Zonja e parë e Türkiyes merr pjesë në aktivitetin kulturor në Kirgistan me bashkëshortet e liderëve
Presidenti Erdoğan diskuton me homologun e tij azerbajxhanas zhvillimet rajonale dhe globale
Türkiye i bashkohet Marrëveshjeve Artemis të NASA-s si nënshkruesja e 71-të
Türkiye do ta prezantojë sistemin vendas të kthimit të depozitave në COP31
Kryediplomati turk: Marrëveshja e Mekës ka nisur procesin e një arkitekture të re sigurie në rajon