Begaj uron Kosovën: Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë

Presidenti i Shqipërisë shprehet se në këtë përvjetor “Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare”.

By
Begaj uron Kosovën: Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë / ATSh

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Begaj shprehet se në këtë përvjetor “Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare”.

“Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë”, shprehet presidenti i Shqipërisë.

Gjithashtu, Begaj shpreh mirënjohje ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, ShBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë. Bashkë, jetë dhe mot”, e mbyll mesazhin e urimit presidenti Begaj i cili po sot po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.