| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen për prodhimin e mjeteve detare
Në ceremoninë e nënshkrimit në Tiranë ishte i pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, presidenti i kompanisë “Fincantieri”, Pierroberto Folgiero dhe zyrtarë të tjerë.
Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen për prodhimin e mjeteve detare
Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen për prodhimin e mjeteve detare / TRT Balkan

Shoqëria shqiptare “Kayo” ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë italiane "Fincantieri", që sipas autoriteteve shqiptare i hap rrugë prodhimit në Shqipëri të mjeteve lundruese detare, jo vetëm për nevojat e vendit, por edhe për eksport në tregjet ndërkombëtare.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Tiranë ishte i pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, presidenti i kompanisë “Fincantieri”, Pierroberto Folgiero dhe zyrtarë të tjerë.

Në fjalën e tij në ceremoninë e nënshkrimit, kryeministri Rama e cilësoi marrëveshjen si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e sigurisë dhe ekonomisë së vendit. Ai theksoi se kjo nismë do të krijojë një ekselencë të përbashkët italo-shqiptare në industrinë e kantiereve detare, duke sjellë inovacion dhe teknologji të përparuar në vend.

"Kjo marrëveshje kërkon që të përcaktojë pikërisht një vullnet dhe një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka të re, diçka të veçantë, diçka speciale, e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare këtu në territorin tonë dhe që do të shërbejë dhe në përgjithësi për botën e re të kantiereve për inovacionin e saj dhe për atë që ajo sjell", u shpreh Rama.

Ministri i Mbrojtjes, Nufi, theksoi se ky bashkëpunim sjell vlera të shumta strategjike për vendin. “Nga ky bashkëpunim ka disa vlera strategjike që arrihen. Shqipëria bëhet një bazë e re evropiane e 'Fincantieri-t' për anijet e vogla dhe të mesme. 'Fincantieri' zgjeron kapacitetin prodhues në Shqipëri dhe 'Kayo' pozicionohet si një partner i besueshëm industrial me një arkitekturë ndërkombëtare. Modeli i biznesit është që mbi 90 për qind e klientëve janë ndërkombëtarë, klientë ekzistues të 'Fincantier-it', u shpreh Nufi.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, projekti parashikon krijimin e një kantieri të ri në Pashaliman, Vlorë, ku pritet të punësohen rreth 400 persona. Ky investim konsiderohet "një gur themeli për zhvillimin industrial të vendit, duke nxitur njëkohësisht punësimin e të rinjve dhe rritjen e kapaciteteve vendase në teknologji të avancuar".

Autoritetet shqiptare e konsiderojnë këtë marrëveshje si një forcim të “bashkëpunimin strategjik në mbrojtje“ mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas shoqërisë, “Kayo” operon në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, duke ofruar produkte dhe shërbime për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe tregjet ndërkombëtare.

Më parë autoritetet shqiptare kanë theksuar se projekti me kompaninë “Fincantieri” parashikon deri në 1,2 miliard euro investim dhe qindra vende pune.

Kompania u themelua në vitin 2024, duke trashëguar kapacitetet prodhuese të Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzinës Mekanike Gramsh dhe Kombinatit Mekanik Poliçan në Shqipëri.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kosovë, dënohet me dy vjet burgim i akuzuari që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë në veri
Peleshi vizitë në Irlandë: Anëtarësimi në BE gëzon mbështetje popullore dhe konsensus politik
Pa konsensus për presidentin e ri, Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare
Begaj nga Dubrovniku: Nisma e Tri Deteve prodhon lidhje, investime dhe ndikim real
Kryediplomati serb takohet me Netanyahun në Jeruzalem për forcimin e marrëdhënieve Serbi–Izrael
Partitë opozitare të Kosovës vijojnë bojkotin për votimin e presidentit, shtyhet seanca për në 23:00
Kurti akuzon opozitën për delegjitimim të rezultatit zgjedhjor të 28 dhjetorit
Parlamentarët e Türkiyes dhe të Shqipërisë takohen në Ankara, riafirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera
Ministri Hoxha: Një diplomaci e hapur ndaj talenteve të reja është thelbësore për Shqipërinë 2030
Shqipëria, ShBA-ja dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje në fushën e energjisë
Gashi takon homologun slloven në Lubjanë, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar
Ambasadori turk: Janë të shumta mundësitë për investime Shqipëri-Türkiye në shëndetësi
Kurti: NATO-ja, orientim strategjik dhe destinacion i Kosovës
Kurti kërkon kompromis për zgjedhjen e presidentit në seancën e jashtëzakonshme plenare
Ushtria e Maqedonisë së Veriut demonstron aftësitë para mysafirëve në stërvitjen "BLESOK 26"
OKB-ja: Suedia shkeli të drejtat e fëmijëve shqiptarë me nevoja të veçanta përmes deportimeve
Gjykata Themelore në Prishtinë dënon me gjashtë vjet burg Jelena Gjukanoviqin për spiunazh
Kuvendi i Kosovës miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare "Prishtina 2030"
Fillon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Aksidentet rrugore në Shqipëri pësojnë rënie në tremujorin e parë 2026