"Unaza e artë e martesës", një prej 1247 artefakteve të Kosovës në Serbi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës përmes llogarisë së saj në Twitter gjatë muajit korrik ka publikuar disa shkrime ku tregohet lloji i artefakteve të Kosovës që Serbia i ka marrë padrejtësisht vitin 1999

By Omer Xhaferi
Mbi 1200 artefakte të Muzeut të Kosovës padrejtësisht mbahen në Serbi     Foto:Muzeu i Kosovës/Facebook  / Facebook

Unazë martese e periudhës romake është tweeti i fundi i ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të Kosovës, ku theksohet se ky është një prej 1247 artefakte të cilat ilegalisht dhe padrejtësisht mbahen në Serbi. Kosova kërkon kthimin e tyre thuhet në tweetin e MKRS-së.

“Unaza e artë e martesës me gur, e cila tregon bashkimin e duarve të djathta (dextrarum iunctio), nënkupton një marrëveshje, por gjithashtu simbolizon besnikërinë dhe miqësinë. Është gjetur në lokacionin e periudhës romake në Vindenis, Gllamnik, Republika e Kosovës”, qëndron në përshkrimin e MKRS-së.

Përgjatë këtij muajit MKRS-së ka publikuar disa shkrime në Twitter lidhur me fatin e artefakteve të Kosovës që janë marrë nga Serbia, ku mes tjerash theksohet se shteti serb i ka shkelur konventat e UNESCO-s dhe marrëveshjet origjinale për kthim.

Ndryshe, artefaktet arkeologjike dhe etnologjike nga Muzeu i Kosovës drejtë Serbisë janë bartë gjatë luftës në vitin 1999 me arsyetim për prezantim në një ekspozitë.