Dijitalpark Teknokent: Një urë inovacioni drejt Ballkanit
RAJONI
3 minuta leximi
Dijitalpark Teknokent: Një urë inovacioni drejt BallkanitDijitalpark Teknokent ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi me Qendrën e Inovacionit INNOX, e cila vepron në kuadër të International Balkan University (IBU) në Shkup.
Dijitalpark Teknokent: Një urë inovacioni drejt Ballkanit / TRT Balkan
2 orë më parë

Dijitalpark Teknokent, një nga qendrat më të fuqishme të teknologjisë dhe inovacionit në Türkiye, ka përshpejtuar aktivitetet e saj jashtë vendit me qëllim që të ketë ndikim në tregjet globale dhe të rrisë efikasitetin në ekosistemin ndërkombëtar të sipërmarrjes. Në këtë kuadër, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me International Balkan University (IBU), në Maqedoninë e Veriut, për forcimin e ekosistemit të sipërmarrjes në Evropë dhe Ballkan.

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me International Balkan University

Dijitalpark Teknokent ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi me Qendrën e Inovacionit INNOX, e cila vepron në kuadër të International Balkan University (IBU) në Shkup. Marrëveshja u nënshkrua në kampusin e Dijitalpark Teknokent në Ataşehir nga Drejtori i Përgjithshëm i Dijitalpark Teknokent, Prof. Dr. Tahsin Engin, dhe Kryetari i Bordit të Besuar të International Balkan University, Doc. Dr. Bilal Sucubaşı.

Programi Rajonal i Përshpejtimit “Bridge To Balkans (B2B)”

Qendra e Inovacionit INNOX, e themeluar nga IBU në Maqedoninë e Veriut, shërben si një urë lidhëse mes Ballkanit, Evropës dhe ekosistemeve globale të inovacionit. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, do të jetësohet programi rajonal i përshpejtimit “Bridge To Balkans (B2B)”.

Ky program synon të bëjë bashkë sipërmarrësit, mentorët dhe investitorët nga Turkiye dhe Ballkani, duke ofruar mundësi të reja për hapjen e ideve inovative drejt tregjeve rajonale dhe globale.

Mbështetje për sipërmarrësit në INNOX Innovation Center

Përmes këtij bashkëpunimi, synohet forcimi i ekosistemit të inovacionit në linjën Turkiye–Maqedoni e Veriut–Ballkan, rritja e lidhjeve ndërkombëtare të bizneseve dhe mbështetja e mundësive për zhvillimin e biznesit.

Në këtë aspekt, për sipërmarrësit do të realizohen:

Programe përshpejtimi, aktivitete trajnimi dhe mentorimi; Takime të ekosistemit dhe aktivitete për krijim rrjetëzimi (networking); Studime për zhvillimin e biznesit ndërkombëtar dhe pjesëmarrje në projekte të financuara nga BE-ja; Mbështetje për iniciativa të fokusuara në transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale; Aktivitete të përbashkëta promovimi dhe komunikimi.

Një urë për teknologjinë dhe inovacionin

Drejtori i Përgjithshëm i Dijitalpark Teknokent, Prof. Dr. Tahsin Engin, e vlerësoi programin duke thënë:

“Synojmë të ndërtojmë një urë të fortë teknologjie dhe inovacioni mes Turkiyes dhe Ballkanit përmes programit ‘Bridge To Balkans (B2B)’. Ndërsa mbështesim sipërmarrësit turq të hapen në tregjet globale, synojmë gjithashtu të krijojmë një lidhje më të fortë me ekosistemin e Ballkanit, duke bashkuar përvojën tonë nga Turkiye me potencialin e rajonit.”

Shkupi si qendër e sipërmarrjes në rajon

Kryetari i Bordit të Besuar të IBU, Doc. Dr. Bilal Sucubaşı, u shpreh:

“Kemi shënuar një risi duke bartur njohuritë tona në Maqedoninë e Veriut. Në INNOX Innovation Center, që ndodhet në qendër të Shkupit me një sipërfaqe prej 1.000 m², do të ofrojmë hapësira pune dhe shërbime coworking për sipërmarrësit dhe investitorët nga Türkiye dhe bota. Shkupi do të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme të sipërmarrjes në rajon.”

Rreth Dijitalpark Teknokent

Dijitalpark Teknokent u themelua në vitin 2019 si një bashkëpunim ndërmjet Universitetit Recep Tayyip Erdoğan dhe Universitetit Turk-Gjerman. Ai vepron në kampuset në Istanbul (Çekmeköy dhe Ataşehir) dhe Rize, duke strehuar mbi 350 kompani dhe më shumë se 4.000 punonjës. I fokusuar në bashkëpunimin universitet-industri, ai mbështet projekte në fushat e fintek-ut, inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së lartë (deep tech). Përveç Shkupit, institucioni ofron shërbime edhe në Londër për të ndihmuar firmat të integrohen në tregjet globale.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ambasadori turk në Tiranë: Türkiye dhe Shqipëria kanë lidhje të veçanta
Konjufca: Partneriteti Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, shtyllë e fortë e zhvillimit tonë demokratik
Sulm kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë: Infrastruktura kryesore nuk është prekur
Kryetari i Partisë për Unitet të Madh nga Türkiye, Destici, takon ambasadorin Ulusoy në Shkup
Kosovë, gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës
Mucunski: Qeveria është e fokusuar në reformat evropiane
Osmani: Dekretin nuk e kam nxjerrë për interesa personale, por pas konsultimeve me juristë
Kurti zhvillon bisedë telefonike me Kos: Integrimi në BE mbetet prioritet kyç i Kosovës
Vuçiq paralajmëron se konfliktet globale mund të përfundojnë me përdorimin e armëve bërthamore
Sërish protesta antiqeveritare në Shqipëri
Shqipëri, Instituti "Yunus Emre" organizon iftar me kursantët e turqishtes
Kushtetuesja e Kosovës pezullon përkohësisht dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit
Shqipëria dënon “në termat më të fortë” sulmin e dytë të Iranit ndaj Türkiyes
Prokuroria Speciale e Kosovës inicion rast penal për kërcënimet e kryera ndaj presidentes Osmani
Zyra e Presidentes: Osmani në pritje të vendimit të Kushtetueses
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës
KQZ-ja e gatshme për zgjedhje të reja në Kosovë
Mucunski: Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme po kryhet me sukses
Kosovë, Haxhiu e cilëson jokushtetues dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit
Çmimet e naftës kalojnë 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2022