| Albanian
BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Presidenti Erdoğan mirëpriti ambasadorin e ri të Kosovës
Ambasadori Agon Vrenezi i dorëzoi letrat kredenciale
Presidenti Erdoğan mirëpriti ambasadorin e ri të Kosovës
Në pritjen që u mbajt në Kompleksin Presidencial, ambasadori Vrenezi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk     Foto:AA / AA
26 Korrik 2022

Prej sot zyrtarisht Agon Vrenezi mund ta përfaqëson Kosovën si ambasador në Turqi. Vrenezi u mirëprit në takim nga Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në Kompleksin Presidencial të Ankarasë.

Gjatë këtij takimi Vrenezi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk.

Pas prezantimit të ambasadorit Vrenezi, bashkëshortes, vajzës së tij dhe disa pjesëtarëve të ambasadës së Kosovës, ata u fotografuan me presidentin Erdoğan.

BURIMI:AA