Rrufeja në Indi mbyti 49 persona
Policia ka publikuar udhëzime se si duhet qytetarët të mbrohen nga rrufeja
Gjatë 7 ditëve të fundit, 49 persona e kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë në shtetin indian Uttar Pradesh.
Numri i viktimave nga rrufeja këtë javë u rrit në 49, pasi 7 persona, prej të cilëve shumica ishin fermerë, humbën jetën nga goditja e rrufesë në qytetin Kaushambi, thuhet në deklaratën e policisë.
Për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve, qeveria e shtetit ka nxjerrë udhëzime të reja se si duhet mbrojtur nga rrufeja.
Sezoni i shirave mosun në Indi zgjat nga qershori deri në shtator.
Rreth 750 persona kanë vdekur nga goditjet e rrufesë në Indi që nga prilli, sipas të dhënave nga Instituti Meteorologjik Indian.
Vetëm në dy ditët e fundit në shtetin Bihar humbën jetën 20 persona ndërsa në shtetin Madhya Pradesh në fillim të këtij muaji jetën humbën 16 persona.