| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
UEFA zhvendos ndeshjen Egnatia-Midtjylland në “Elbasan Arena” për shkak të protestave në Tiranë
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se UEFA, për arsye sigurie, ka vendosur që ndeshja Egnatia – Midtjylland, të zhvillohet në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe jo në Stadiumin "Air Albania".
UEFA zhvendos ndeshjen Egnatia-Midtjylland në “Elbasan Arena” për shkak të protestave në Tiranë
UEFA zhvendos ndeshjen Egnatia-Midtjylland në “Elbasan Arena” për shkak të protestave në Tiranë / َAA

Ndeshja e futbollit Egnatia-Midtjylland, në kuadër të Ligës së Konferencës të UEFA-s, do të zhvillohet në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe jo në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë, pas situatës së krijuar nga protestat.

Në lidhje me këtë ndryshim ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila në një njoftim ka bërë të ditur se UEFA ka vendosur që ndeshja Egnatia – Midtjylland, të zhvillohet në Stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan, për arsye sigurie, në kushtet e protestave që vijojnë në Tiranë.

"Takimi do të luhet në të njëjtën orë, 18:45, ndërsa ndryshon vetëm stadiumi ku do të zhvillohet përballja", thuhet në njoftimin e FShF-së.

Për këtë ndryshim ka reaguar edhe klubi i futbollit Egnatia, i cili në një njoftim zyrtar të publikuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ndryshimi i stadiumit është bërë pas situatës të krijuar në Tiranë.

"Për shkak të situatës së krijuar në Tiranë dhe për të garantuar sigurinë, ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin 'Elbasan Arena'”, thuhet në njoftimin e klubit të Rrogozhinës.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë