| Albanian
POLITIKË
3 minuta leximi
Italia mbështet dialogun me Moskën, hedh poshtë vendosjen e trupave në Ukrainë
Meloni paralajmëroi se ndikimi i Evropës do të ishte i kufizuar nëse ajo do të përfshihej në negociata duke biseduar vetëm me Kievin.
Italia mbështet dialogun me Moskën, hedh poshtë vendosjen e trupave në Ukrainë
Italia mbështet dialogun me Moskën, hedh poshtë vendosjen e trupave në Ukrainë / AP

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se Evropa duhet ta rihapë dialogun me Rusinë, duke theksuar njëkohësisht se është “absolutisht e parakohshme” të diskutohet rikthimi i Moskës në grupin G7.

Duke folur në konferencën e saj tradicionale të Vitit të Ri, Meloni tha se pajtohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili së fundmi ka bërë thirrje që Evropa të angazhohet me Moskën teksa vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Mendoj se Macron ka të drejtë për këtë. Besoj se ka ardhur koha që Evropa të flasë edhe me Rusinë”, tha ajo.

Meloni paralajmëroi se ndikimi i Evropës do të ishte i kufizuar nëse ajo do të përfshihej në negociata duke biseduar vetëm me Kievin.

“Sepse nëse Evropa vendos të marrë pjesë në këtë fazë të negociatave duke biseduar vetëm me njërën nga dy palët, kam frikë se në fund kontributi pozitiv që mund të japë do të jetë i kufizuar”, shtoi ajo.

Kryeministrja italiane argumentoi se BE-ja duhet të emërojë një të dërguar të vetëm për t’u marrë drejtpërdrejtë me presidentin rus, Vlladimir Putin, për t’i shmangur mesazhet e përziera.

“Nëse do të bënim gabimin që nga njëra anë të rihapnim dialogun me Rusinë dhe nga ana tjetër të vepronim në mënyrë të çorganizuar, do t’i bënim një nder Putinit, Këtë problem e kemi pasur që nga fillimi, shumë zëra që flasin, shumë formate”, tha Meloni.

Italia nuk ka asnjë qëllim të dërgojë trupa në Ukrainë

Meloni përjashtoi çdo diskutim për rikthimin e Rusisë në grupin G7, nga ku u përjashtua në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë. Ajo tha se është “absolutisht e parakohshme” të flitet për një hap të tillë.

Ajo përsëriti gjithashtu se Italia nuk ka asnjë qëllim të dërgojë trupa në Ukrainë për të garantuar një marrëveshje të ardhshme të paqes.

“Sot nuk ka asnjë opsion në terren nën ombrellën e OKB-së dhe ajo që po diskutohet është një forcë shumëkombëshe brenda koalicionit të të vullnetshmëve për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës”, tha ajo.

Meloni argumentoi se garancia kryesore e sigurisë për Ukrainën do të ishte NATO-ja.

“Arsyeja pse nuk besoj se dërgimi i trupave është i nevojshëm është se instrumenti kryesor për ruajtjen e paqes është Neni 5 i NATO-s, i cili është forma kryesore e garancisë për Ukrainën”, tha ajo.

Komentet e kryeministres italiane vijnë pasi Franca dhe Britania muajin e kaluar nënshkruan një deklaratë qëllimi për një dislokim të mundshëm në të ardhmen të forcave shumëkombëshe në Ukrainë pasi të arrihet një armëpushim.

“Nuk besoj se ShBA-ja do të nisë veprime ushtarake në Grenlandë”

Duke folur për Grenlandën, Meloni hodhi poshtë idenë e një veprimi ushtarak amerikan atje.

“Nuk besoj në mundësinë që ShBA-ja të nisë veprime ushtarake në Grenlandë, gjë që unë nuk do ta mbështesja”, tha ajo, duke shtuar se një hap i tillë “nuk do t’i sillte dobi askujt”.

Ajo tha se Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë do të paraqesë një strategji për Arktikun deri në fund të muajit.

Meloni foli gjithashtu për marrëdhëniet e Italisë me ShBA-në, duke theksuar dallimet me presidentin Donald Trump.

“Nuk pajtohem me presidentin amerikan për shumë gjëra”, tha ajo, duke shtuar se kur kjo ndodh “unë ia them”.

Duke iu përgjigjur sugjerimeve se Italia duhet të distancohet nga ShBA-ja, ajo tha: “Çfarë po i kërkojnë Italisë të bëjë? Të distancohet nga ShBA-ja? Të mbyllë bazat amerikane? T’i ndërpresë marrëdhëniet tregtare? Ta sulmojë McDonald’s-in? Nuk e di çfarë duhet të bëjmë. Kjo është gjeopolitikë, dhe kur merr një pozicion në gjeopolitikë, duhet ta ndjekësh atë”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Katari raporton përparim pozitiv në bisedimet indirekte ShBA-Iran në Doha
Sulme me bomba molotov ndaj banesave të anëtarëve të partisë në pushtet në Greqi, pesë të vdekur
Irlanda merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për gjashtë muaj
Rutte: Samiti i Ankarasë duhet të jetë samit i “zbatimit dhe realizimit”
Katari dhe ShBA-ja shtyjnë përpara përpjekjet diplomatike për Iranin dhe Libanin
Kryeministri britanik rrit shpenzimet e mbrojtjes me paketë shtesë prej 15 miliardë paundësh
Mos i matni aleatët e NATO-s nga sa shpenzojnë, por nga ajo që ndërtojnë
Delegacioni i Hamasit në Kajro për zbatimin e marrëveshjes në Gaza
Ligjvënësi amerikan kërkon heqjen e Sirisë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit
Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Francës diskutojnë mbi MoU-në ShBA-Iran
Siria nxjerr në gjyq "myftiun e bombave" për nxitje të vrasjeve në kryengritjen e epokës së Asadit
Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin nuk duhet të kundërshtojë interesat e partnerëve amerikanë
Irani e cilëson "të rrezikshëm" kalimin pa autorizim në Ngushticën e Hormuzit
Gjenerali më i lartë amerikan për Evropën dhe Afrikën do të dalë në pension para kohe
Omani hap korridor të përkohshëm detar në Ngushticën e Hormuzit
Pirc Musar: Do të jem në anën e njerëzimit dhe të drejtës kur bëhet fjalë për Palestinën
Trumpi: Fondet e liruara iraniane do të përdoren për blerjen e mallrave amerikane
Shtetet turke avancojnë kornizën e tregtisë digjitale teksa Türkiye ratifikon marrëveshjen
Kryenegociatori iranian: Ngushtica e Hormuzit do të administrohet nga Teherani
Zv/presidenti amerikan JD Vance: Në bisedimet me Iranin kemi hedhur themele të suksesshme