| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kurti bisedon me drejtoreshën e FMN-së për mundësitë e bashkëpunimit
Kryeministri Kurti dhe drejtoresha Georgieva biseduan edhe për sfidat me të cilat po përballen vendet në mbarë botën, përfshirë rritjen e çmimeve të naftës dhe krizën energjetike.
Kurti bisedon me drejtoreshën e FMN-së për mundësitë e bashkëpunimit
Kurti bisedon me drejtoreshën e FMN-së për mundësitë e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Nju Jork, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës njofton se në takim u diskutua për partneritetin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe FMN-së dhe mundësitë përpara.

Kryeministri Kurti theksoi se agjenda e reformave synon krijimin e vendeve më të mira të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, përmes rritjes së produktivitetit, investimeve dhe eksporteve, si dhe rritjes së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore. Në këtë drejtim, ai tha se prioritet për Qeverinë mbetet zgjerimi i programit SuperPuna për Gratë, si dhe vazhdimi dhe përmirësimi i sistemit të arsimit dual.

Kurti shtoi se gjatë këtij viti Kosova shënoi rritje ekonomike prej 5,4 për qind në tremujorin e parë dhe 4,1 për qind në tremujorin e dytë.

Kryeministri Kurti dhe drejtoresha Georgieva biseduan edhe për sfidat me të cilat po përballen vendet në mbarë botën, përfshirë rritjen e çmimeve të naftës dhe krizën energjetike, si dhe për mekanizmat dhe masat që nevojiten për t’i përballuar këto sfida.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë