| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shiroka Pula dhe Kurti pritën në takim Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, Grynkewich
Bota turke është një hapësirë e gjerë vëllazërie, e ushqyer nga e njëjta kujtesë historike, tha Burhanettin Duran.
Shiroka Pula dhe Kurti pritën në takim Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, Grynkewich
Shiroka Pula dhe Kurti pritën në takim Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, Grynkewich/ AA

Samiti i 13-të i Organizatës së Shteteve Turkike (OTS), që po mbahet në Ankara, është një shprehje e rëndësishme e vendosmërisë së vendeve anëtare për të formësuar të ardhmen e tyre të përbashkët dhe për të çuar më tej solidaritetin në botën turke, tha të enjten drejtori i Komunikimeve i Presidencës turke, Burhanettin Duran.

“Bota turke është një hapësirë e gjerë vëllazërie, e ushqyer nga e njëjta kujtesë historike dhe e lidhur prej shekujsh përmes gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë së përbashkët qytetëruese”, tha Duran në platformën sociale turke NSosyal, në kuadër të Samitit të 13-të të OTS-së.

“Sot, këto lidhje të rrënjosura thellë po shndërrohen në vullnet të përbashkët, solidaritet dhe bashkëpunim konkret nën ombrellën e Organizatës së Shteteve Turke”, theksoi Duran.

“Nën udhëheqjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ne po ecim përpara duke zhvilluar marrëdhëniet tona me botën turke në çdo fushë.

Duke marrë forcë nga e kaluara jonë, po punojmë për një botë turke më të begatë, më të fuqishme dhe më të integruar, e cila do t’ua përcjellë brezave të ardhshëm vëllazërinë tonë”, shtoi ai.