| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Trazira në Francë pas humbjes me Spanjën në Botëror, mbi 160 të arrestuar në Paris dhe Lion
Më shumë se 160 persona u arrestuan në Paris dhe Lion pas përleshjeve dhe trazirave pas humbjes 2-0 të Francës me Spanjën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës FIFA.
Trazira në Francë pas humbjes me Spanjën në Botëror, mbi 160 të arrestuar në Paris dhe Lion
Trazira në Francë pas humbjes me Spanjën në Botëror, mbi 160 të arrestuar në Paris dhe Lion

Më shumë se 160 persona u arrestuan në Paris dhe Lion pas përleshjeve dhe trazirave pas humbjes 2-0 të Francës nga Spanja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës FIFA, raportoi sot transmetuesi BFMTV.

Sipas Prefekturës së Policisë së Parisit, 141 persona u arrestuan në rajonin e Parisit në lidhje me incidentet që ndodhën pas ndeshjes së së martës në mbrëmje. Shumica e arrestimeve janë të lidhura me përdorimin e fishekzjarrëve piroteknikë të cilët dyshohet se ishin të drejtuar ndaj oficerëve të policisë dhe personelit të shërbimeve të urgjencës.

Autoritetet njoftuan se nuk pati raportime për lëndime serioze pas incidenteve. Në Lion, disa qindra njerëz u mblodhën në Place Bellecour për ta parë gjysmëfinalen.

Pas fitores së Spanjës, grupe të vogla u krijuan në zonë, me disa pesona që hodhën predha, përfshirë fishekzjarrë, në drejtim të policisë. Policia franceze kundër trazirave ndërhyri dhe arrestoi rreth 20 persona lidhur me trazirat.

Të arrestuarit thuhet se kanë lindur midis viteve 2002 dhe 2011. Sipas autoriteteve lokale, nuk u raportuan të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale në Lion.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë