| Albanian
SOCIALE
4 MINUTA LEXIMI
Ushqimet shqiptare që i mbijetuan kohës
Kultura e popujve shpesh herë prezantohet nëpërmjet kuzhinës. Disa prej qyteteve ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, mund të krenohen me produktet unike që nuk mund të hasen në pjesët tjera
Ushqimet shqiptare që i mbijetuan kohës
Ushqimet tradicionale shqiptare.     Foto: TRT Balkan  / TRT Balkan

Të rralla janë qytetet ku jetojnë shqiptarët e që dallohen për ushqimet specifike. Kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ku jetojnë pjesa dërmuese e popullatës shqiptare në Ballkan dominojnë ushqimet e njëjta, apo të ngjashme. Por, pak prej tyre ofrohen në treg. Në sofrën shqiptare zakonisht shtrohen produkte nga brumi e mishi. Buka e shtëpisë mund të gjendet pothuajse në çdo shtëpi. Kuzhina shqiptare edhe pse disponon me shumëllojshmëri të recetave ato fare pak gjenden të gatshme.Tava e Elbasanit, referencë e autencitetit

Ndër shekuj Tava e Elbasanit ka mbetur si specialitet i dalluar i kuzhinës shqiptare. Zhvillimet historike nëpër të cilën ka kaluar ky qytet aspak nuk kanë ndikuar që banorët e saj t’a harrojnë recetën e këtij ushqimi. Ai, edhe më tej shërbehet nëpër restorantet e Elbasanit, por jo vetëm.

Tava e Elbasanit, thuhet se u bë e famshme gjatë kohës së Perandorisë Osmane për shkak se atë e pëlqeu Mehmeti II –Fatiu.

Fërgesë TiraneNjë ushqim tradicional shqiptar që i ka mbijetuar kohës, dhe i cili ende gjendet në menytë e Tiranës, është “Fërgesa Tiranëse”. Ky gatim njihet edhe si ushqim tipik e tradicional i Shqipërisë së Mesme.

Ndryshe, sivjet në Tiranë u mbajtë edicioni i pestë i titulluar “Festa e Fërgesës”, eventi ky i cili u ka shndërruar në traditë të përvitshme për banorët e kryeqytetit të Shqipërisë.

Pitajkat (samunat) mes Gjakovës dhe PrizrenitNë qytetin e Prizrenit, njihen si pitajka, ndërsa në Gjakovë, si samuna. Por, në esencë bëhet fjalë për të njëjtin produkt i cili e karakterizon ushqimin në këto dy qytete të Kosovës. Bukëpjekësit e këtyre qyteteve për çdo mëngjes, mirëpo edhe gjatë ditës ofrojnë pitajka (samuna) taze. Pitajkat dikur përgatiteshin me miell, krip, maja të bukës dhe ujë. Ndërsa, me kalimin e kohës kjo recetë ka pësuar ndryshime dhe tash më të njohura janë pitajkat me suxhuk. Kërkesa më e theksuar për këtë ushqim është gjatë kohës së muajit të Ramazanit.

Jufkat e DibrësNdonëse qyteti i Dibrës, shtrihet në dy shtete atë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, atë e bashkon jufka, një ushqim i moçëm i gatuar me brumë dhe vezë, e më pas i tharë në diell. Përgatitja e jufkave në Dibër fillon në vjeshtë, si një përgatitje për dimër. Dikur dibranët jufkën e kishin si ushqim bazë për dimër, kurse sot ky produkt përveç se përgatitet për konsum personal, ai ofrohet edhe në tregun e lirë. Receta e këtij produkti mendohet të ishte zbuluar në shekullin XIV. Pozita gjeograf

Bukë në bukëGastronomia autoktone e qytetit të Shkupit, në të cilën jetojnë një pjesë e konsiderueshme e popullatës shqiptare dallohet me simit pogaçen. Pothuajse të gjitha furat e bukës në këtë qytet e përgatisin dhe e shesin këtë lloj të ushqimit. Mes popullit ndryshe njihet edhe si specialiteti “bukë në bukë”. Pitja e yndyrshme (pogaçja) dhe buka (simit) në vetë nuk përmbajnë asnjë përbërës tjetër, si rasti i mishit apo djathit në byrek. Koha e saktë nga kur daton kjo recetë askush nuk mund t’a thotë. Por, karakteristikë është se simit pogaçja mund të shijohet vetëm në Shkup.

BURIMI:TRT Balkan
Eksploro
Oxfam: Vapa shkakton më shumë se 5.000 vdekje në vit në Francë
Bloomberg: 500 më të pasurit e botës fituan 336 miliardë dollarë brenda ditës
Agjencia e Kimikateve: Kimikati i përjetshëm në ujin e pijshëm, më i rrezikshëm sesa mendohej
Studimi i ri zbulon dinozaurin më të madh të gjetur në Azinë Juglindore
Studimi në Zvicër paralajmëron se kufizimi i popullsisë në 10 milionë mund ta dëmtojë ekonominë
Trump lehtëson rregulloret për marihuanën mjekësore të licensuar nga shtetet
Shkalla e lindshmërisë në ShBA bie në nivelin më të ulët në vitin 2025
Thellohet plakja e popullsisë në Zvicër
Austria miraton ndalimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 14 vjeç
Rritja e çmimit të naftës ushtron presion mbi ekonomitë, vendet aziatike adoptojnë punën në distancë
Brenda bumit të jetëgjatësisë: Ku ndahet shkenca nga fantazia
OKB-ja: 4.9 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vdiqën në vitin 2024
Pse njihet Nata e Kadrit si Nata e Jetës?
Udhëtimi i një londinezi drejt Islamit: Ndihem më britanik që kur u bëra mysliman
Studim: Lodrat me inteligjencë artificiale kanë vështirësi t’i kuptojnë dhe t’u përgjigjen fëmijëve
OBSh-ja: Danimarka, e para në BE që eliminon transmetimin e HIV-it dhe sifilizit nga nëna tek fëmija
Këshilla nga ekspertët: Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë Ramazanit
Zbulohen baktere 5.000-vjeçare, rezistente ndaj antibiotikëve në një shpellë akulli në Rumani
“Pandemia e heshtur” që po vret 100 persona në javë kthehet në kërcënim shëndetësor në Australi
Ekipi turko-bullgar shqyrton kujtesën gjeologjike të Antarktidës