| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje për shfrytëzimin maksimal të naftësjellësit Kirkuk–Ceyhan
Ankaraja synon të shfrytëzojë plotësisht kapacitetin e naftësjellësit, ndërsa zgjeron bashkëpunimin energjetik përtej eksportit të naftës së papërpunuar irakiane, deklaroi ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar.
Türkiye dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje për shfrytëzimin maksimal të naftësjellësit Kirkuk–Ceyhan
Türkiye dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje për shfrytëzimin maksimal të naftësjellësit Kirkuk–Ceyhan

Türkiye dhe Iraku kanë nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare që synon shfrytëzimin maksimal të Naftësjellësit të Naftës së Papërpunuar Irak–Türkiye, ndërsa dy vendet fqinje punojnë për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë që do të forcojë partneritetin e tyre energjetik.

Sipas Bayraktarit, marrëveshja u nënshkrua pas bisedimeve në Ankara mes tij dhe ministrit irakian të Naftës, Basim Mohammed Khudair.

Duke e njoftuar marrëveshjen në X, Bayraktar tha se ajo do të mundësojë përdorimin efikas të naftësjellësit ndërkufitar, ndërkohë që vazhdojnë negociatat për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë.

“Ndërsa vazhdon puna jonë për një marrëveshje të re afatgjatë për këtë naftësjellës, i cili prej afro gjysmë shekulli shërben si një korridor strategjik energjetik mes vendeve tona, kemi vënë në zbatim këtë marrëveshje tranziti, e cila mbulon një kapacitet ditor prej 750 mijë fuçish”, tha ministri turk.

Më strategjik se kurrë

Naftësjellësi i Naftës së Papërpunuar Irak–Türkiye transporton naftën irakiane drejt terminalit të eksportit në Ceyhan, në bregdetin e Mesdheut, duke i mundësuar asaj qasje në tregjet ndërkombëtare.

Bayraktar e cilësoi këtë linjë gjithnjë e më të rëndësishme për sigurinë energjetike rajonale dhe globale, veçanërisht në kushtet e zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare të naftës.

“Ky naftësjellës, i cili e dërgon naftën irakiane në tregjet botërore në mënyrë të sigurt dhe të pandërprerë përmes Ceyhanit, është bërë më strategjik se kurrë për sigurinë e furnizimit me energji në nivel rajonal dhe global”, tha ai.

Ministri turk shtoi se synimi i Ankarasë është të shfrytëzojë plotësisht kapacitetin e naftësjellësit dhe ta zgjerojë bashkëpunimin përtej eksportit të naftës së papërpunuar irakiane.

“Synimi ynë është të krijojmë një partneritet gjithëpërfshirës dhe afatgjatë, i cili jo vetëm do të transportojë naftën e Irakut, por edhe burimet energjetike të rajonit drejt tregjeve botërore përmes Ceyhanit, duke hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin energjetik Türkiye–Irak”, deklaroi Bayraktar.

Marrëveshja vjen ndërsa Ankaraja dhe Bagdadi synojnë të thellojnë marrëdhëniet ekonomike dhe të forcojnë bashkëpunimin energjetik, me Ceyhanin që mbetet një portë kyçe për eksportin e naftës irakiane.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Türkiye kryeson në OECD me pikë të larta në PISA 2025
Banka turke bëhet e para që i bashkohet sistemit global kinez të pagesave në juan
NATO-ja bën një postim për avionin turk luftarak pa pilot ANKA III të zhvilluar nga TUSAS
"Turkish Airlines" transporton 64 milionë pasagjerë në tetë muajt e parë të 2026-ës
Fidan pret në Ankara sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Turkike (OTS)
Türkiye dhe Rusia nënshkruajnë memorandum për t'i siguruar furnizimet me plehra minerale
Aviacioni civil i Türkiyes rritet: 846 avionë dhe 166 mijë ulëse
Türkiye shënon rritjen më të madhe në OECD në të tria lëndët në renditjen akademike të PISA-s
Türkiye kritikon organizimin e ceremonisë mortore për "kasapin e Bosnjës" Ratko Mlladiq
Erdoğan paralajmëron se Türkiye nuk do të lejojë që lëvizjet armiqësore t’ia bllokojnë rrugën
Türkiye dhe Danimarka nisin bashkëpunimin për përdorimin e toriumit në teknologjinë bërthamore
Türkiye dhe 7 vende dënojnë thirrjet e ministrave izraelitë për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Istanbuli pret Samitin Global të E-Eksportit, në fokus e ardhmja digjitale
Autoritetet turke e lokalizojnë anijen që u fundos pranë brigjeve të Silivrit në Istanbul
Türkiye, mbahet Forumi "Bektashizmi në Anadoll dhe Ballkan nga historia deri në ditët e sotme"
Numri i viktimave rritet në 12 pas fundosjes së anijes pranë Republikës Turke të Qipros Veriore
Ministri turk i Energjisë bën thirrje për financim klimatik për të fuqizuar rrjetet elektrike
Shefi i inteligjencës së Türkiyes, Kalın, takohet me homologun grek në Athinë
Në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik u themelua Qendra për Studime mbi Türkiyen
Ombudsmanët e Ballkanit dhe të vendeve fqinje u mblodhën në Istanbul për shkëmbimin e përvojave