| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, dy të arrestuar për krime lufte në rajonin e Mitrovicës
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale, në përputhje me legjilsacionin në fuqi
Kosovë, dy të arrestuar për krime lufte në rajonin e Mitrovicës
Kosovë, dy të arrestuar për krime lufte në rajonin e Mitrovicës


Dy persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë prillit të vitit 1999 janë arrestuar në Zubin Potok.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sipas dyshimeve personat me inicialet M.J dhe M.B. gjatë periudhës së luftës, respektivisht gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile, në rajonin e Mitrovicës, ku janë vrarë 23 civilë shqiptarë.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civil shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është i iniciuar si “Krime lufte kundër popullatës civile”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë